NATO uroi 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë me foton e Bashës

Në ceremonitë e mbajtura për 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO nuk u përmendën fare protagonistët e kësaj ngjarje politike.
Por, në faqen zyrtare në Instagram, “NATO” ka uruar Shqipërinë dhe Kroacinë, në 10-vjetorin e anëtarësimit të tyre në NATO me foton e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në atë kohë ishte ministër i jashtëm.
Krahas Bashës ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe ish-ministri i jashtëm i kroacisë, Gordan Jandrokovic.
“Gëzuar përvjetorin! Në 1 prill 2009 Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën. Ata tashmë ndajnë përfitimet dhe përgjegjësinë e sigurisë kolektive”, shkruhet në postim.

nato