Kryebashkiakja-Lleshit: Në Shkodër nuk pranohet shprehja “po hanë kokat e veta”…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Shkodër për të prezantuar prefektin e ri të këtij qyteti Valdrin Pjetri.

Mirëpo ky prezantim i bërë sot, ka sjellë dhe një përballje të ministrit me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka ngritur alarmin për gjendjen e krimit në Shkodër, ku vetëm në 8 muaj ka pasur 11 viktima në atentate, të tipit mafioz, dhe në përballje mes bandave.

Në një moment që Ademi po diskutonte me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu, ku i fundit është larguar në mënyrë demonstrative nga takimi, ndërkohë që kryebashkiakia nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë gjest. Ndërkohë, Veliu u shpreh se ai nuk ishte politikan, dhe refuzonte që të bënte një debat të tillë.

Ademi iu drejtua ministrit Lleshaj: Situata problem në Vlorë, Elbasan dhe kudo, por në Shkodër nuk pranohet shprehja të hanë kokat e veta. Ka rënie të turizmit mbyllje të biznesit dhe largim masiv të qytetarëve. Jam gati të bashkëpunoj pasi as policia se ben dot e vetme, ngjarjet mund të parandalohen. Unë flas me zemër dhe ofroj të gjithë bashkëpunimin tim ndaj Policisë së Shtetit, pasi mendoj se krimi nuk mund të luftohet vetëm.