Dash Shehi mesazh Ramës: Hyjmë në zgjedhje dhe i fitojmë vetëm kur…

Ish-depurteti Dashamir Shehi u shpreh se, protestat e opozitës e kanë dhënë rezultatin për të ndërgjegjësuar shqiptarët. Shehi u shpreh në studion e ABCnews se, në Shqipëri është nevoja për ndryshim sistemi në mënyrë që të mos vinë me në pushtet politikanë si kryeministri Edi Rama, ndërsa shton se kjo është shpresa e qytetarëve. edi rama compressor

Shehi theksoi se, mënyra për të ndryshuar këtë sistem janë zgjedhjet, por në kushtet politike aktuale opozita nuk mund të futet në zgjedhje.

“Ka një rritje të entuziazmit ndoshta nuk ka mbërritur pika e vlimit, por do të mbërrijë shpejt. Bëhet fjalë për të përmbys sistemin nga rrënjët sepse është e vetmja mënyrë që matrica jonë politike te mos prodhojë gjithnjë Rama të tjerë dhe kjo është shpresa për shqiptarët dhe mbi këtë ide të re po përqasen qytetarë.

E vetmja mënyrë për të shkëmbyer pushtetet janë zgjedhjet, por të lira dhe të ndershme dhe me rregulla loje, që nuk vidhen votat në kuti dhe që mund të prodhojnë një gjë të re për shqiptarët. Ditën që mbushen këto kushte ne do hyjmë dhe do i fitojmë zgjedhjet.

Unë për vete e kam menduar që ky sistem është një nga burimet që ushqen këtë të keqe të madhe. Nëse do bëjmë një qeveri teknike nuk do e bëjmë vetëm për të larguar Ramën, por mentalitetin e Ramës për të ndryshuar gjerat, teknikja në radhë të parë të ndryshojë sistemin.

Kemi hedhur jo një, por disa teza bazë mbi të cilat mund të ndërtohet një dialog politik, sepse ligji i ri sistemi i ri nuk bëhet i njëanshëm. Ne do fillojmë debatin tonë, por të paktën kemi mbërritur që të kuptojnë në krahun tonë që duhet ndryshuar jo vetëm mënyra si numërohen votat, por si votojnë shqiptarët për alternativën e vet”, theksoi ai.

Shqiptarët nuk do të mbeten jashtë frymës së re që po fryn në Europën Lindore thekson Shehi, duke marrë si shembull Presidentin në Sllovaki, atë në Ukrainë apo edhe në Turqi. Por ndryshimi i sistemit mund të vijë vetëm përmes një marrëveshje të madhe politike, përfundoi ai.rama 5