Ish-deputeti i Shkodrës thirrje ministrit: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?!

11 vrasje në 8 muaj është një shifër e frikshme që shton shumë pasigurinë në qytetin më të madh në veri të vendit.
Vrasja e sotme e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali ka sjellë edhe reagimin e ish deputetit të Shkodrës Bardh Spahia.
Sipas tij, “sot policia angazhohet me urdhër politik, për të ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, që kanë trembur keq kryeministrin, e nuk arrin të bëjë detyrën kryesore: sigurinë e jetës së qytetari”.
Reagimi i plotë i Bardh Spahisë
KU JE FSHEHUR SANDER LLESHAJ?
E shtuna nis me dy te vrare ne Shkoder! Pasiguri ne qytet edhe diten per diell! Sot policia angazhohet me urdher politik, per ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, qe kane trembur keq kryeministrin, e nuk arrin te beje detyren kryesore: sigurine e jetes se qytetarit! Sander Lleshaj nese ke kaq merak friken e kryeministrit, behu bodyguard i tij, por edhe per ate pak kohe qe do jesh ne postin e ministrit te brendshem, siguria e qytetareve duhet te jete prioriteti! Edhe si statistika keto raste jane te frikshme per qytetaret! Eshte koha te shporreni!
#SiguriPerQytetaret