Sulmohet me bojë deputeti i listës i blerë nga Rama: Kam djegie të syve, ishte…

Sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni tek dera e shtëpisë së tij. Gjoni ishte duke dale për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin si deputet.
Një djale i ri po e priste tek dalja e pallatit. Me te dalë, personi u çua në këmbë dhe hodhi bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.
Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit.
Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.ralf
Gjoni shprehet se prita dukej qarte që ishte e porositur nga lart.
Gjoni ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat përpara hyrjes së Parlamentit.

Ai deklaroi për mediat se nuk ka ndër mend të bëhet pjesë e asnjë lloj destabilizimi politik dhe se ka ardhur në Kuvend për të bërë detyrën e tij, por nga ana tjetër ai është i bindur se sulmi ndaj tij është bërë qëllimisht.

‘Një djalë po priste tek kafja pranë shtëpisë time. Cohet në këmbë dhe më sulmon me bojë, nuk e prisja këtë reagim. Ai apo ajo që ka porositur këtë sjellje rrugësh duhet ta dinë që unë nuk frikësohem nga asnjë lloj destabilizimi. Ju mund ta merrni me mend më mirë se unë kam ardhur të betohem dhe jo për të bërë lajm. Nuk më frikësojnë aspak ata që duan të destabilizojnë vendin. Nuk kam ardhur për të marrë një rrogë të qelbur shteti as ti bëj fresk qeverisë. Jam shtetas i huaj dhe shqiptar dhe jam krenar për ç’ka kemi arritur deri më tani. Do të flasim më vonë me mediat,’ u shpreh Gjoni.

auto 61553151617