Bllokohen të gjitha hyrjet e Parlamentit nga protestuesit!

Protestuesit kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit. Deputetët kanë hyrë në Kuvend nga hyrja dytësore në fshehtësi që në orët e para të mëngjesit.
Qytetarë të ndryshëm raportojnë se e gjithë Tirana ndodhet në shtetrrethim për shkak se janë bllokuar disa linja të urbaneve, çka ka shkarkuar një kaos për të gjithë kryeqytetasit. Linjat urbane nuk kalojnë në asnjë nga rrugët e qendrës.
Policia nuk lejon autobusët që vijnë nga rrethet të hyjnë në Tiranë. Autobusët që vijnë nga Elbasani, Korç e Pogradeci janë bllokuar tek Fakultetit Filologjik duke krijuar tension tek pasagjerët.
Burimet bëjnë me dije se në Kuvend do të jenë 96 deputetë dhe do të bëhet dhe betimi i tre deputetëve të rinj të LSI-së që morën dje mandatin nga KQZ.
Policia dhe forcat speciale kanë blinduar të gjitha rrugët që të çojnë tek Kuvendi i Shqipërisë. Janë vendosur gardhe metalike gjithandej.
Arsyeja e këtij “shtetrrethimi” është protesta e paralajmëruar e qytetarëve shqiptarë dhe opozitës përballë Kuvendit.