Basha: Klika e krimit do të shembet nga themelet…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e parë në këtë protestë të kësaj te enjteje.
Në një shënim në Facebook, Basha shkruan: “Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet”!
Kreu i PD-së ka përcjellë edhe pamje nga protesta e sotme.

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë rrethuar Parlamentin në 6 pika të ndryshme. Protestuesit hedhin parrulla; Rama ik! Deputetët kanë hyrë në Kuvend nga hyrja dytësore në fshehtësi që në orët e para të mëngjesit.
Protestës i është bashkuar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili është pritur me brohoritje nga protestuesit.

LIVE

LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSieuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 21. März 2019