Studentët e Durrësit revoltë ndaj Lleshit të Ramës: Ti na ke helmuar, truprojat e tua po na dhunojnë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pritur me protesta gjatë vizitës që ka pasur sot në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Dhjetëra studentë i kanë zënë pritë Lleshajt në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.
“Truprojat e tua po na dhunojnë, unë jam student dhe kam të drejtë që të protestoj. Ju jeni qeveri ilegjitime, ti më ke helmuar mua”, shprehet një prej protestuesve.
Ndërkohë që një tjetër prej protestuesve pyet ministrin Lleshaj: Ju keni qenë këshilltar i sigurisë i kryeministrit Rama, çfarë këshillash keni dhënë ju në kohën kur vendi u kanabizua?
Lleshaj iu ka thënë studentëve që nuk janë ata në gjendje që të përcaktojnë nëse qeveria është apo jo legjitime.

cbe6a490 8a7b 46f8 8e44 c0297d20ef15