Rama urdhëron policinë për terror tek Unaza e Re, banorët mbajnë rrugën të bllokuar prej 3 orësh

Protesta e banorëve të Unazës së Re vazhdon ende si asnjë herë tjetër që nga ora 18:00 e mbrëmjes për shkak se policia po ushtron terror për të shpërndarë protestuesit.
Banorët kanë bllokuar rrugën ndërsa janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët kanë lejuar makinat të lëvizin në hyrje të mbikalimit duke krijuar një kaos. Ky veprim është bnërë qëllimisht nga policia për të future në konflikt civil banorët dhe drejtuesit e mjeteve që i bien borive pa pushim.
Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.
Në një postim të tijin në Facebook, ish deputeti i PD-së Klevis Balliu shkruan: “Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re2, duke shtuar edhe një video.

LIVE – Vazhdon protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 19. März 2019