Ndalohet nga policia pas protestës, Protoduari: U munduan të më gjenin pamje filmike, por unë…

U munduan të më gjenin pamjet filmike, pavarësisht se unë nuk isha në protestën e fundit, por nuk jam tërhequr nga protestat do vijoj të marr pjesë”-tha Protoduari sonte nga protesta e Astirit

Policia e Shtetit vazhdon terrorin dhe arrestimet ndasj protestuesve paqësorë. bëhet e ditur se, policia ka thirrur në ambientet e saj protestuesit e Astirit, për të dhënë shpjegime për praninë e tyre në protestën e madhe të opozitës të mbajtur më 16 mars përpara zyrave të Ramës.
Deklarimin e kanë bërë vetë banorët e Astirit sonte në mbrëmje gjatë protestës së tyre të radhës. Ata thanë se janë thirrur në komisariatin nr.6 dhe janë mbajtur aty për disa orë.
Ata thanë se Policia po ushtron terror ndaj tyre, por e kanë të kotë pasi nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta e tyre legjitime.
Një nga banorët e thirrur në Polici ishte edhe Dorian Protoduari, i cili rrëfeu se nuk ishte i pranishëm në protestën e fundit të opozitës.
Mirëpo kjo nuk e ka bindur policinë, pasi kjo e fundit po përpiqet të gjejë pamje filmike të cilat mund ta implikojnë.
“Unë dje nuk isha fare në protestë, u munduan të më gjenin pamjet filmike, pavarësisht se unë nuk isha në protestën e fundit, por nuk jam tërhequr nga protestat do vijoj të marr pjesë”-tha Protoduari sonte nga protesta e Astirit.
Ndërkaq aktivisti i njohur, Artan Manushaqja, tregoi për mediat se u pyet në komisariat për bllokimin e rrugës së Unazës së Re.
“U pyetëm për bllokimin e rrugës te Unaza e Re”, i shpjeguam se nuk po e bllokonim rrugën por, po protestonim paqësisht për të mbrojtur të drejtën tonë. Ne nuk lejojmë që bandat e krimit të futen në shtëpitë tona, ne do vijojmë me protestën siç kemi bërë këto katër muaj, madje tani do t’i shtojmë motorët për të larguar Ramën”-reagoi Manushaqja.
I përhershëm në mbështetje të banorëve të “Astirit”, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, premtoi se protesta e Unazës së Re do të marrë fund vetëm pasi të jetë anuluar projekti
“Kam një mesazh për policinë, nëse vazhdoni silleni në këtë mënyrë, ata protestues që patë përpara Parlamentit, do i shihni përpara komisariatit’, tha Balliu.