Zidane rikthehet tek Real Madridi, fjalët e para gjatë prezantimit

Zinedine Zidane është prezantuar në zyrat e Santiago Bernabeu si trajner i Real Madridit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me klubin që fitoi tre trofe të Champions League.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. S’kam çfarë të them, edhe pse keni shumë pyetje, por unë s’kam çfarë të them, vetëm dua të vazhdoj sërish të punoj për të dërguar këtë kub aty ku i takon. Ajo çfarë dua është që nesër të nis punën. Jam shumë i lumtur”, tha ai.
“A do të kesh më shumë autoritet? Do të shohim. Do të ndryshojnë disa gjëra për vitet e ardhshme. Por, do të kemi kohë për të folur për të ardhmen, sot kjo nuk është tema, por për ndeshjet që kanë mbetur dhe duam që të përfundojmë sezonin sa më mirë”.
“Kisha oferta tjera, por nuk doja asnjë skuadër tjetër, vetëm Real Madridin dhe është koha të nisim punën dhe unë, më besoni, kam shumë shumë ende për të dhënë dhe dëshirë të madhe për të punuar që nga nesër”.
“Çfarë të tha Perezi kur te telefonoi? “Që të kthehem dhe ja ku jam”.
“Ky ekip kishte nevojë vetëm për ndryshim, pas gjithçka që ka fituar. Kur u largova thash se kishte nevojë për ndryshim dhe pas disa muajsh jam sërish këtu dhe gati sërish. Kurse për sezonin e ardhshëm do të shohim, do të flasim në verë”.
“Ka qenë e vështirë të shoh nga larg atë që i ndodhi Realit, por unë tashmë jam kthyer dhe dëshirojmë sërish të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe të vazhdojmë para”, shtoi ai.