Ballina Politikë “Rama ka shkuar të negociojë azilin politik, e ka vulosur populli fatin...

“Rama ka shkuar të negociojë azilin politik, e ka vulosur populli fatin e tij”

Lideri i opozitës, Lulzim Basha nga protesta para Kuvendit tha se, Edi Rama po negocion azilin politik në Itali. Në fjalën e tij, kreu i PD theksoi se fati i tij është vulosur nga populli. “Rama ka shkuar të negociojë azilin politik. Pak rëndësi ka e ka vulosur populli fatin e tij”, u shpreh Basha.
Basha ka komentuar betimin e 4 deputetëve të opozitës që u betuan sot në Kuvend si deputetët më të rinj dhe nuk pranuan djegien e mandateve.
Gjatë fjalës së tij para protestuesve tek Parlamenti, Basha tha se ata janë tradhtarë që kurrë s’do i falë historia.
“Prej javësh ajo godinë parlamenti nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ata ta të mjerë që futen aty, ata janë turpi i familjes së tyre dhe turpi i shqiptarëve. Ata janë tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre se fytyrë nuk kanë para shqiptarëve. Zëri juaj është dëgjuar dhe unë kam nderin që me emrin e popullit sovran të falënderoj nga zemra ata kandidatë që djegien sot mandatin e tyre. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave. Nuk ka Evropë me Shqipërinë si Kolumbia”, tha Basha.

Exit mobile version