Rama ka frikë të shkojë në Parlament, deputetët socialistë në panik, nuk dinë si do të dalin prej aty

Protesta e opozitës përpara godinës së Kuvendit vijon të jetë e fuqishme në rrugë duke bërë thirrje për largimin e Ramës, ministrant dhe deputetët socialistë janë ngujuar në sallën e Parlamentit dhe të përfshirë nga paniku dhe ankthi nuk dinë sit ë dalin prej aty.
Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shakshka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet edhe seanca plenare në punimet e të cilës merr pjesë vetëm mazhoranca.
Kryeministri Rama i cili deri pak përpara se të fillonte seanca plenare ishte nuk Lushnje në një takim me qytetarët, ende nuk është future në Parlament dhe për më tepër nuk dihet nëse do të marrë pjesë.
Por deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.
Kujtojmë se dy herë rresht ka ndryshuar axhenda e Kuvendit, ku herën e parë ndodhi të enjten e kaluar dhe njëherë sot, kur deputetët e shumicës kanë shpresuar të evitojnë hyrjen e protestuesve në sallë.
Pikërisht sot, Ruçi njoftoi një seancë të papritur në orën 17.00 pasdite, duke menduar se opozita nuk do të organizohej dot për të protestuar përballë Kuvendit.

Në fakt opozita arriti të mbledhë një numër të madh njerëzish dhe pamjet e para live nga sheshi para Kuvendit treguan se disa deputetë socialistë mezi ia dolën të futen në sallë.
Por asgjë nuk ka mbaruar. Nëse deputetët e Ramës arritën të futen në Kuvend, dhe për disa prej tyre nuk ishte e thjeshtë sepse dy prej tyre protestuesit iu dolën përpara duke ua vështirësuar kalimin, ata ende nuk e dinë si do dalin prej aty.
Një deputet i PS, i tha lapsit në kushte anonimati se zhurma e shashkave në oborr ka shkaktur panik tek disa deputetë, të cilët vështirë se do të ikin nga salla pa u larguar edhe protestuesi i fundit.

2 22

auto madurto1551198757 1

flaka

revolte 12