Philip Reeker emërohet ndihmës sekretar i Shtetit, njohës i mirë i Shqipërisë

Emërimi i Philip Reeker në pozitën e ndihmës sekretarit të Shtetit në vend të Ëess Mitchelit, në Serbi për ti dhënë një impakt të ri politikës amerikane në rajonin e Ballkanit të trazuar. Reeker është një emër i njohur i diplomacisë amerikane, por edhe një njohës mjaft i mirë i zhvillemeve politike në Shqipëri. Ai ka vizituar disa herë Shqipërinë gjatë detyrave të mëparshme që ka pasur në Departamentin e Shtetit dhe tani duket se do të jetë edhe më pranë rajonit të Ballkanit.
Reeker ka një përvojë të madhe si diplomat dhe është një njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan. Ai pritet që të jetë njeriu kryesor i SHBA-së në Ballkan, pasi që në biografinë e tij ka shumë përvoja që e dëshmojnë një gjë të tillë.
Në vitin 1999 ai kishte shërbyer si zëdhënës i të dërguarit amerikan në negociatat e Rambujesë, ambasadorit Kristofer Hill, në 2003 dhe 2004 ka qenë zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në vitin 2007 ka shërbyer në Hungari si zëvendës diplomat i parë në misionin e SHBA-së. Ka qenë me detyrë edhe në Irak, dhe ambasador i SHBA-së në Maqedoni nga 2008 deri 2011.
Më pas ai ka qenë zëvendës ndihmës i sekretarit në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, pastaj një turne në Ballkan, duke vizituar Beogradin disa herë. Në vitin 2013 në Universitetin e Karolinës së Veriut, Reeker kishte marrë pjesë në një debat mbi “Ballkanin, luftën, pastrimin etnik, dhe demokratizimin e integrimin në Evropë”.
Reeker edhe gjatë vitit 2013 kishte folur për progresin e Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar marrjen e vendimeve të vështira. Ai kishte thënë se autoritet në Prishtinë dhe Beograd duhet të realizojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.