Gazi helmues jep efekte alarmante deri tek Zogu i Zi, mijëra banorë dalin nga shtëpitë për t’ju bashkuar protestës

Gazi helmuesi i hedhur nga Garda në drejtim të protestuesve dhe drejtuesve të opopzitës po jep efekte alarmante deri tek zona e Zogut të Zi. Qytetarët e alarmuar kanë dalë nga banesat dhe po I drejtohen sheshit para parlamentit për t’iu basghkuar protestuesve.
Protestuesit janë përplasur sërish me policinë para Parlamentit. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Forcat e policisë kanë bërë rezistencë, duke hedhur edhe gaz lotsjellës. Kjo bëri që turma të zbrapsej, së paku për momentin.
Policia nuk ndalet me thirrjet me megafon për tu tërhequr, për të mos e kthyer në protestë të dhunshme.

auto Screenshot 121551203593