Betejë qytetare përpara Parlamentit të krimit, Basha-policisë; Arrestoni hajdutët

Kryetari i PD, Basha u ka bërë thirrje policëve që rrethojnë Parlamentin që të heqin kapelet dhe të arrestojnë hajdutët dhe përfaqësuesit e krimit në Parlament.
“Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze. Ky është një bashkim që do të çlirojë udhëtimin europian të Shqipërisë dhe do çlirojë Shqipërinë nga banda kriminale e Edi Ramës. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama është shkaktari. Me Edi Ramën nuk do të ktë as zhvillim, as integrim por vetëm betejë të përditshme deri në largimin e klikës që ka zaptuar qeverisjen e vendit. Parlamenti i krimit ka marrë fund një herë e përgjithshmonë”, tha Basha para mijëra protestuesve.
Protestuesit e opozitës po hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit, duke tensionuar kështu situatën.Me thirrjet “Rama ik”, qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit, ku pritet të nisë seanca plenare.Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj. Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.

“Edhe sot e bënë aktin tinzar dhe të paligjshëm. Nuk është më Kuvendi i Shqipërisë por i krimit dhe hajdutëve. A ta që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur miliona nga populli. Pushteti i vërtetë i takon popullit. Ne të gjithë bashkë kishim njoftuar protestën tonë të radhës. Në mënyrë ilegale ndryshuan mbajtjen e parlamentit sepse menduan se do i shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Kurrë më parë nuk është mbledhur kaq shumë njerëz brenda pak orësh”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tiij para protestuesve para Kuvendit, u shpreh se jemi këtu për zgjedhjet e lira. Basha gjithashtu ju bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit e cila po siguron godinën e Parlamentit që të heqin kapelet dhe të arrestojnë politikanët që janë brenda seancës plenare.
“Hqni kapelet arrestoni hajdutët në Parlament.Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shkurt para selisë së PD-së, se kryeministri është kapur në qark nga populli.