“Bale nuk duhet të luajë kurrë më në Madrid”

Josep Pedrerol mendon se Florentino Perez duhet të reagojë, “Bale s’duhet të luajë kurrë më në Madrid”.
Ka disa vite që raportohet “ky mund të jetë sezoni i fundit i Bale në Madrid” dhe vitet kalojnë, ai vazhdon ta veshë fanellën e bardhë, raporton Gazeta Express,
Megjithatë, “ky me të vërtetë mund të jetë sezoni i fundit i 29-vjeçarit në Santiago Bernabeu, për gjithçka që po ndodh”.
Sipas gazetarit të “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol, Bale është duke u treguar jo profesionist, dhe pas asaj që bëri mbrëmë, “ai s’duhet të luajë më kurrë”.
Uellsiani u inkuadrua mbrëmë në lojë vetëm pas minutës së 70’ dhe pasi shënoi gol, që ishte i fitores dhe i tre pikëve, nuk festoi, madje edhe i shtyu shokët e skuadrës.
Por, përveç kësaj, para ndeshjes, uellsiani është kapur nga kamerat e “El Chiringuito de Jugones” duke shikuar Kampionatin Botëror të Golfit, sikur nuk i interesonte fare që ekipi i tij do të luante një ndeshje të rëndësishme.
Pedrerol, gazetar shumë i njohur në Spanjë dhe autor i emisionit “El Chiringuito de Jugones”, tha se Bale s’e meriton më të luajë për Madridin, për shkak të jo profesionalizmit që ka treguar gjatë gjithë sezonit, duke kujtuar edhe largimin nga stadiumi 15 minuta para fundit të ndeshjes në shtëpi me Real Sociedadin, ku Madridi humbi 2-0.

“Duke parë mbrëmë çfarë bëri, mendoj se Bale, sado i mirë që të jetë, nuk duhet të luajë kurrë më në Madrid”, u shpreh Pedrerol.
“Unë do ta largoja, por të isha Florentino Perez, do ta largoja. Kjo nuk mund të ndodhë (tregon foton e arrogancës së Bale). Ka shënuar gola të bukur, oke, po në Copa del Rey e Champions, por gjashtë vite në Madrid, ai mendon vetëm për GOLF”.
“Të gjithë thoshin se nuk po mund të tregojë diçka më shumë me Ronaldon, oke Ronaldo shkoi dhe ishte koha për të, që të jetë titullar, lider dhe të drejtojë ekipin. Por asnjëra, as nuk është lider as nuk po mund të ndihmojë ekipin, luan dy ndeshje, qëndron jashtë dy muaj, sërish luan dy ndeshje dhe prapë jashtë dy muaj. As më parë dhe as sot nuk ka treguar asgjë, po të isha në vend të Florentinos, do ta largoja – LARGOJE!!!”, shtoi ai mes tjerash.

bale 1551108830 5627304