Reagon kryetari i PD Gjirokastër: Kryeministri i drogës është edhe racist!

Dashnor ALIKO

Nga mediat e pushtetit mora vesh se kryeministri qe ne 6 vite e mbushi Shqiperine me droge, me kish sulmuar e tallur mua personalisht ne takimin me servilet e tij ne Gjirokaster, thjesht pse jam Lazaratas!
Une i them kryministrit dhe pasuesve te verber te tij se e kam per nder e krenari origjinen time! Jam krenar per bashkefshataret e mi qe edhe pse të dhunuar qe diten e pare nga kjo qeveri deshmuan se jetojne me nder e pune, dhe jo sic predikonte kryeministri dhe ministrat e tij drogaxhinj!
Duke u sjelle ne kete menyre kryeministri kujton se na impresionon me “gogolin” e pushtetit! Por ne fakt ai vetem sa deshmon se eshte nje HOMOFOB i mjere, nje RACIST i ulet qe i ndan shqiptaret ne Jug e Veri! Qe i ndan Gjirokastritet ne te djathte e majte, ne fshatare e qytetare. Ai qellimisht i etiketon Gjirokastritet ne myslimane e te krishtere, me djallezine perverse te percarjes qe ka deshmuar gjithmone si ne Lazarat dhe kudo ne Shqiperi.
Kryeministri i deshtimit rikonfirmoi dje ne Gjirokaster se eshte veç nje dhunues i njerezve te ndershem, perfshi ketu studentet, vajzat dhe motrat tona, te cilat guxuan ti bejne pyetje normale per hallet e tyre te dites, ndersa ai me nje perversitet tipik u kthehet djallezisht me “pergjigje” te qellimshme seksiste!
Kryeministri tashme bertet si lugat! Ai shan e ofendon kedo sepse i ka hyre frika ne palce nga uragani popullor dhe sinjalet shqetesuese qe i vijne nga bota! Sa i takon Opozites, Tritanit, Dashos, Lazaratit, Dropullit, Libohoves, Lunxherise, Zagorise, Tepelenes, Permetit, Kelcyres dhe Gjirokastres ai po i sheh mire nga dita ne dite ne protesta, aq sa i eshte prishur keq gjumi e ska me narkotik qe ti beje derman! Fundi i tij i tmerrshem tashme eshte afer!

gj3

gj