Interi gjen zëvendësuesin e Icardit, vlen më pak se 20 milionë euro

Pas mbrojtësit Diego Godin një tjetër lojtar me përvojë mund të afrohet tek skuadra e Interit. Bëhet fjalë për sulmuesin 32-vjeçar Edin Dzeko, që sezonet e fundit po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Romës.
Edhe pse 32 vjeç, drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, beson se sulmuesi boshnjak do të sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme te zikaltërit. Jo vetëm kaq, por Marotta mendon se do të jetë pikërisht Dzeko ai që do të zëvendësojë sulmuesin Mauro Icardi nëse palët divorcojnë në fund të këtij sezoni.
Në merkaton e janarit, që sapo u mbyll, kostoja e sulmuesit ishte 24 milionë euro, por në fund të këtij sezoni Interi mund ta bëjë të tijin lojtarin për 15-18 milionë euro. Roma mund të pranojë këtë ulje të çmimit të lojtarit, që ka një rrogë të lartë dhe mund ta lërë të lirë atë për një shumë më të ulet se 20 milionë euro.

15432639076423 979ececd5608a6ccd8216081fbb7aa3be5