Edhe Gjici drejt burgut, zbulohen përgjimet e shërbimeve të huaja

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se, Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.
“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhë kjo Prokurori? Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”, tha Paloka.
Nënkryetari i PD komentoi edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve teksa u shpreh i bindur se Rama do ikë me cdo lloj mënyre.
“Ne u larguam nga një parlament ilegjitim. Ditën e 16 protestës ne e morëm mesazhin nga njerëzit. Nuk kishte më akt tjetër që mund të ndërmerrnim. Ishte i vetmi reagim që mund të bënim. Ne i kemi bërë të gjitha provat. Ai parlament nuk funksiononte më. Ne e dimë që është reagim ekstrem. Rama ka blerë votat në 4 qarqe. Ky njeri është bërë pengesë për vendin. Rama do largohet se s’bën. Ky vend nuk ka zgjedhje nëse nuk largohet Rama. Rama do largohet me dhunë se vetë nuk ikën. Me dhunë nënkuptohet se nuk do marrim topat, por me të gjitha aktet që ai të largohet. Ai mund të vazhdojë të bëjë arrogantin, por do largohet”, tha Paloka.

Rama mori atë që meritoi
Paloka ka komentuar aktualitetin politik si dhe hedhjen e bojës në drejtim të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Paloka u shpreh se kur Ruci kërkoi përjashtimin e tij, ai i ka thënë se do largohet vetë nga parlamenti. Paloka tha se veprimi i tij nuk ishte hakmarrje personale ndaj Rames, por si rezultat i veprimeve të tij.
“Unë e kam thënë që në atë parlament do iki vetë sepse ky parlament është i qelbur. Kur Ruci tha se ju jeni i përjashtuar, i kam thënë që në këtë sallë nuk vij më. Kjo ishte ajo që unë kam deklaruar pa u marrë ende vendimi për mandatet. Ishte një parlament që funksiononte si parlament personal i Ramës. Rama ka qenë shkaktari i rritjes së tensioneve dhe incidenteve të tilla. Këto veprime të deputetëve janë nxituar nga sjellja arrogante prej rrugaçi e atij që është kryeministër i këtij vendi. Kjo ngjarje nuk ishte hakmarrje e Palokës. Unë kam gjithë jetën thuthuq. U them gjithë nënave që kanë fëmijë të tillë se është mjet suksesi.
Ajo që doja unë ishte që t’i nxija atij surratin. Askush nuk e dinte që unë kisha bojë me vete. Diçka i lashë të kuptohej Bashës së unë do reagoja ne Kuvend. Ja kam thënë Bashës më përpara dhe jo atë ditë se do reagoja. Për atë ditë kur ndermora veprimin Basha nuk kuptoi gjë. Rama e filloi me fyerje ndaj kreut të opozitës dhe mori atë që meritoi”, tha Paloka.

Paloka tha ndër të tjera se bojën e shkrimit e kishte marrë në kinkalari dhe se u kontrollua nga garda, por nuk ja pikasën shiringën me bojë.
“Gjithë ky reagim është urrejtje e akumuluar ndaj këtij njeriu. Më kanë thënë shumë njerëz që ke bërë atë që duhet sepse Rama e meritonte. I kam bërë më të paktën atij njeriu. Minimumi ai njeri duhet të shkojë në burg. Bojë shkrimi ka në çdo kinkaleri. U kontrolluam nga garda, por nuk na zhveshin tek dera neve. Mora shiringë që edhe po t’i dilin përpara që ta mbronin tja nxija surratin nga larg. Mbas asaj që ndodhi, ky viktima (Rama) më kërcënoi. Më kërcënoi më tha çfarë do të bëj unë ty. Unë i shkova prap dhe i thashë çfarë do më bësh ti? Më tha do të bëj qesharak këtu në Kuvend”, tha Paloka.

Rama me boje 6

Rama