Media gjermane: “Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës”!

Protestat masive të opozitës dhe djegia e mandateve nga deputetët e saj kanë tërhequr vëmendjen e gazetave, televizioneve dhe portaleve jashtë vendit.
Më i fundit në rradhë është portali pranë të djathtës gjermane, “Freie Welt”, i themeluar nga gazetarë dhe blogerë të njohur ku në një artikull të saj flitet për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Poratli i njohur shkruan se, “Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.
Shkrimi i “Freie Welt
“Në Amerikën e Jugut, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit. Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij. Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës. Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.

Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti. Megjithatë, ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE.
Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.
Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës”.

maduro dhe edi rama e1550075862949

protesta madheshtore

protesta madheshtore 1