Berisha zbulon ku u fsheh Rama gjatë protestës: U fut në bunkerin e…!

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se, gjatë protestës së djeshme, kryeministri Edi Rama u fsheh në një hotel në Tiranë. “U fut në bunkerin e Rognerit”, tha Berisha në një prononcim për gazetarët.
Ish-Kryeministri Berisha i ka dhënë përgjigje, pyetjeve të shumta të gazetarëve mbi situatën politike të krijuar në vend, atë ç’ka do të vijojë pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës.
Gazetarët: Zoti Berisha, një prononcim!
Berisha: Siç e patë, erdha këtu të vizitoj një ekspozitë të piktorit të shquar shqiptar Avni Delvina dhe të kuruar nga një tjetër, një nga piktorët më të talentuar të kombit, zoti Dhalles, ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i madh që presidenti Trump solli me fitoren e tij. Zoti Delvina dhe zoti Dhales janë nga ata dy shqiptarë, që u përballën ndër të parët me diktaturën në korrik të vitin 1990; morën rrugët e dolën në vendet e lira dhe shkëlqyen me talentet e tyre.
I dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve emër të mirë kudo që shkuan me vepra arti të arrira, të vlerësuara nga mbarë kritika e vendeve ku kanë ekspozuar. Me këtë rast unë shpreh urimet e mia më të përzemërta, por njëkohësisht dënongjendjen e mjeruar, asgjesimin që i bëri zhgarravitësi i droguar, pikturës shqiptare. Siç e shihni, nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, e cila mund të bëjë çdo gjë tjetër, por nuk guxon të hapë një ekspozitë të një piktori sepse zhgarravitësi mendon në paranojën e tij se vetëm zhgarravinat e tij që në fakt janë antiart do t’i paraqesë për art dhe nuk mund të konkurohen. Por çdo gjë e ka një fund dhe ky fund është i afërt.
Me këtë rast unë u bëj thirrje, u bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, mbasi, e them absolutisht me bindjen më të thellë, me të gjitha ndijimet e mia, se urrejtja nga Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më pakufishme.

Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datën 16 dhe dje, në masat e gjëra protestrues,e atë urrejtje, atë urrejtje, që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktatorëve dhe diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistëvë: mos nënvleftësoni situatën! Se në mënyrë absolute, dënimi, ndëshkimi mbarëpopullor për Edi Ramën po afron dhe do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë. Ndaj dhe edhe t’i thërrasin mendjes, t’i thërrasin atyre që u ka ngelur edhe një nonagram atdhetari, ndershmëri dhe përkushtim, të mos lejojnë përshkallëzimin, sepse edhe njëherë e them. Ky është një revolucion i filluar nga studentët. Studentët kanë një meritë historike sepse guxuan dhe mbushën sheshet, por kanë dhe një meritë të dytë studentët, sepse në çdo sallë e zbërthyen, e nxorën lakuriq të ligun më zi se në plazhet e botës. Treguan se cili është shpirti i tij katran dhe cili është formimi i tij.
Tani, e kanë marrë fjalën qytetarët, qytetarët nga mbarë Shqipëria. U bëj thirrje edhe mediave, i bëj thirrje shoqërisë civile të reagojnë se absolutisht, çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Kjo ështe e vërteta.
Pyetje: Zoti Berisha, SHBA ju kanë kritikuar për qëndrimet, për djegien e mandateve…
Berisha: Në mënyrë të padiskutueshme, asnjë përfaqësues i vendeve demokratike, nuk mbëhstet një veprim të tillë, por, por, në këtë rast, dua të siguroj, të gjithë miqtë tanë kudo që janë se ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm: mospranimin për të qënë fasadë e së keqes dhe daljen në sheshbetejë për të mbrojtur ato vlera mbi të cilat ndërtohen shoqëritë e lira. Sikundër kam një ftesë. U bëj thirrje, pavarësisht – nuk kam asnëj objeksion për kritikën, kam mirëkuptim për kritikën – por prapë u bëj thirrje të vijnë të shohin realitetin këtu në Shqipëri, në Tiranë dhe i siguroj se do të gjejnë një realitet krejtësisht më të ndryshëm nga ai që mund të kenë në në dosjet e tyre në tavolinë.

Pyetje: Doni të thoni se kancelaritë europiane keqinformohen?
Berisha: Po unë po them këtë, nëse e doni në këtë mënyrë. Po them që janë dy raporte të Komisionit Europian që i japin Shqipërisë, hapjen e negociatave. Kurse Këshilli i Ministrave, sepse dhe ai është komunitet ndërkombëtar, i caktoi 13 kushte. Pra,unë nuk besoj se Këshilli i Ministrave e pati më inat Shqipërinë. Në mënyrë absolute jo. Por më pas realiteti nuk është ai që paraqitet në raporte. Edhe unë ftoj miqtë, që mendoj unë, se ata kanë qëllime të mira, të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër.
Tani mund të them kaq: po protestohet sot në shumë vende të Europës. Dakord?! Në asnjë vend të Evropës nuk po protestohet se ka kriminelë në parlament! Në asnjë vend të Europës se ka përdhunues në parlament! Në asnjë vend të Evropës nuk po protestohet se ka trafikantë droge në parlament! Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që të përdhunohet kolektivish vajza në shkollë dhe ajo që quhet mender Ministre Arsimi, të heshtë si fija e barit sot e kësaj dite. A mund të ndodhin këto?! pyesin shqiptarët veten. Çfarë sigurie?! Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që By Pass i Fierit që ndërtohet nga bankat e huaja të kushtojë 2 milionë euro kilometri, kurse në fushë këtu afër Tiranës, të kushtojë 22 milionë dollarë kilometri.

Në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që njeriu që ekzekutoi katër policë dhe që i çon kreut të meduzës, mesazhe nga qelia të çfarëdolloji që do, të dalë me 6 vjet dënim për polic. Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që në vendin mik të dënohet përjetë kurse këtu të dalë pa iu futur ferra në këmbë. Nuk po proteston Europa për këto! Nuk proteston Europa për gjëra të tilë, se popujt e qytetaruar nuk i tolerojnë dot për 24 orë të ndodhin. Prandaj protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandateve në Shqipëri, është për diçka të jashtëzakonshme, është vërtet një akt i jashtëzakonshëm dhe unë këtë e pranoj. Në mënyrë absolute është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.
Një sugjerim miqësore, një gjë duhet ta dini. Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshëm dhe duhet ta lexoni. Është mirë të largohet përpara se ta largojnë në një mënyrë që ai s’e imagjon dot dhe pastaj le të shpërndajë njëmijë video të atij lloji që po e merr Berisha pushtetin me dhunë.
Unë kam dhënë dorëheqjet e mia, unë nuk luftoj për pushtet, unë luftoj për ato parime që kam mbrojtur gjithë jetën. Por Edi Rama është kufomë politike, do të largohet një minutë e më parë nga skena se do ta përzënë. Do ta përzënë në mënyrën më të paimagjinueshme.
I them , imagjinata e njerëzve sot është e jashtëzakonshme. E kanë toleruar deri tani. Ka 6 vjet që poshtëron çdo ditë shqiptarët. Ka 6 vite që i largon shqiptarët nga vendi i tyre në mënyrën më mizore. Ka 6 vite që shet gënjeshtra nga mëngjesi deri në darkë. Ka 6 vite që vjedh dhe trash lidhjet me krimin. Tani ik, ik, dhe vetëm ik!
Pyetje: Po për mandatet që nuk u dorëzuan, a keni një komunikim me deputetët?

Berisha: Asnjë komunikim nuk kam me asnjë gjë, me asnjë njeri, ka një vendim politik unanim të Grupit parlamentar të PD-së, të Kryesisë së PD-së, të Forumit Kombëtar të PD-së dhe këto për mua janë ligji që nuk mund të kenë asnjë lloj gjëje vetëm mbështetje të plotë totale.
Pyetje: Zoti Berisha, Kryeministri Rama e bëri të qartë se nuk ka qeveri tranzitore dhe në një rast të tillë, a është e mundur një skenar për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës?
Berisha: Opozita, të jeni të sigurtë, që po bën përgatitje të et’thshme për zgjedhjet. Por në mënyrë absolute, zgjedhje me Edi Ramën në Shqipëri nuk do të ketë më. Për këtë ju garantoj. Shpeshherë më keni dëgjuar në studiot tuaja të flas për një moment që në sociologji quhet “tip in point”.
Pika e vlimit. Nuk është tamam e vlimit, por pika në të cilat shumohen të gjitha pakënaqësitë dhe shpërthejnë në revolucion. Ju jeni dëshmitarë sa herë më keni pyetur pse nuk po ngrihen, se unë vazhdimisht duke e ndjellë një gjë të tillë dhe dhe unë ju jam përgjigjur se nuk kishte ardhur “tipinpoint”. Po, 16 shkurti, 21 shkurti, dëshmoi se është nëj cunam që Shqipëria, ju garantoj, në disa aspekte, edhe më i fuqishëm se në vitin 1991.
Pse? Sepse në vitin 1991, vërtet kishte një përqindje të madhe të popullatës të pakënaqur dhe kishte një urrejtje për komunizmin, por një përqindje tjetër ishte e indoktrinuar dhe duhej kohë të dilte nga indoktrinimi kurse unë ju them se tani janë me dhjetra, qindra mijëra ata që që kanë votuar Edi Ramën dhe kanë qënë në shesh, që do të dalin në shesh dhe do t’i japin atij së bashku me shqiptarët e tjerë, atë që meriton.