Basha takohet me kongresmenë, senatorë dhe Popullorët Europianë në OSBE

Partia Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së njoftoi se situata në Shqipëri ishte në qendër të diskutimeve me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke e cilësuar si shqetësuese situatën e krijuar në Shqipëri, grupi i PPE në OSBE bën të ditur se raportimi i kryetarit Basha ka patur në fokus protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend.
Në këtë seancë të posaçme dëgjimore morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan.
Mësohet se gjatë qëndrimit disaorësh në Vjenë, Kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare.
Qëllimi i këtyre takimeve është shpjegimi i situatës politike në Shqipëri, e cila ka në bazë blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama nëpërmjet krimit të organizuar, siç e provojnë përgjimet e dosjes 339.