Basha: Populli i vuri kyçin parlamentit të krimit, Shqipëria do ketë një të ardhme, bëhuni gati anembanë vendit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para simpatizantëve nga selia e PD pas protestës së sotme tek Parlamenti dhe dorëzimit të mandateve në Kryesinë e Kuvendit së bashku me protestuesit.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, sot opozita dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit.
“Misionarë të shpresës opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kuçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese që nuk do ndalet derisa të largojmë kryehajdutin”, tha Basha.
Në mbyllje të protestës së sotme, në selinë e PD para mijëra protestuesve Basha tha se Shqipëria do ketë një të ardhme dhe ky është mesazhi i popullit. Bëhuni gati, iu tha Basha shqiptarëve.
“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit.
Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit. Ne jemi qytetarë të thjesht në krahun tuaj me ju dhe për ju, nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa festimi i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që buron nga shpirti një rrace siç jemi ne. Le të nisim këtë udhëtim shprese, për të rikthyer besim dhe bindjen se e nesërmja po vjen. Banda e tij solli këtë të zeze, Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do te jetë e juaj, e fëmijëve tuaj e njerëzve të ndershme.
Do t’i japim fund padrejtësisë. Do të kemi një qeveri të popullit, për popullin.
Derën e Europës do e hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme, ky është mesazhi im për të gjithë ju.
Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, tha Basha.

basha3

protesta parlamenti1