Deklarata e fortë e Kryemadhit: SHBA refuzoi vizitën e Ramës

“Ramës i kanë refuzuar vizitën në Shtetet e Bashkuara”. Deklarata e fortë është bërë nga Kryetarja e LSI, Kryemadhi gjatë një interviste në TPZ. Kryemadhi dha edhe detaje të nga ky refuzim i cili bëhet publik për të parën herë. “Vizita e Ramës ishte parashikuar me 27 Janar, por është refuzuar”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI tha se Basha i ka fikuar Ramës aparatin e oksigjenit dhe se ai tani nuk mund të shpëtohet nga askush.
Kryemadhi dha detaje edhe nga telefonata e ramës me Bolton: “Kanë folur për Venezuelën”, tha Kryemadhi duke ju referuar postimeve të Bolton në rrjetet sociale.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që po diskutoheshin arrestimet e fundit në ministrinë e drejtësisë.
Kryemadhi u shpreh se në këtë proces po përfshihet Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, për shkak se janë kundërshtarë të Edi Ramës.
“Zonja ministre, i pushoi të gjithë personat që janë në listë. Kanë shkuar në gjykatë dhe kanë fituar të drejtën për t’u kthyer. Aty ka qenë edhe burri i Vasilika Hysit.
Vajza e tezes së ministres së drejtësisë, që ështe sekretare e përgjithshme në ministrinë e financave, i tha më sill një audit nga ministria e financave dhe më bëj këtë për këta persona.
Bëhet fjalë për mirëmbajtje të sistemeve elektronike, punojnë apo jo nuk më intereson.

Zonja në fjalë përmend emrin e Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit, që nuk kanë firmosuar kurrë por janë të vetmit njërëz që janë përballe Edi Ramës.
Kjo është një tërheqje vëmendje, për të dhënë me koncesion të gjithë këto procese.
Le t’i marri Edi Rama ti fusë në burg të gjtihë, nuk ka bir nëne ta shpëtoje Edi RAmën, në zullumin që ka rënë.
Edi Rama do rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavatazh shumë të madh.
Ambasadorët ikën me xhepat e fryrë, ndërsa shqiptarët duhet të presin 20 vjet që ti mbarojnë proceset gjyqësore”.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se opozita ende nuk ka marrë një vendim nëse do të futet në zgjedhe me Edi Ramën kryeministër.
“Opozita më shumë se kurrë, është më e qartë në qëndrimet dhe veprimet e saj. Çadra e bëri funksionin e saj, e uli Edi Ramën në tavolinë dhe lëshoi pesë ministra.
A jemi të vetëdijshëm, që Basha u kërcënua për të nënshkruar një marrëveshje nga institucione që ishin nën hyqmin e Soros?
Efekti cadër ka një gjë shumë të mirë, nuk ka më Edi Rama me Lul Bashën vetëm për vëtëm. Sot, opozita më shumë se kurrë është e vendosur të ecë në një axhendë. Nuk ka qeveri teknike. Ka një qeveri tranzitore, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, që garanton hapjen e negociatave.
Fronti opozitar e ka zgjidhjen politike për të gjitha llojet e varianteve, demokratike dhe popullore”u shpreh Kryemadhi.