Qytetarët ‘masakrojnë’ Donika Prelën!

Reforma në Drejtësi dhe sidomos procesi i Vetingut u konsideruan si mjete “të jashtëzakonshme” për të rikthyer besimin e publikut tek sistemi gjyqësor. Kjo Reformë, e cila u mbështet fuqishëm nga faktori ndërkombëtar, synonte pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Por, përtej fjalëve të bukura e të mbushura me propagandë nga qeveria dhe disa ndërkombëtarë që na e lanë “peshqesh” këtë Reformë të çoroditur, procesi i Vetingut nuk duket se po arrin qëllimin e tij-rikthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Ky besim, jo vetëm që nuk po përmirësohet, por përkundrazi qytetarët po vendosin pikëpyetje të forta edhe mbi trupat “e pavarura” që po merren me vetingun.
Rasti i konfirmimit në detyrë të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, është shembulli tipik se si qytetarët i japin vlerësime negative procesit të Vetingut.
“Boldnews.al” po ju sjell më poshtë qëndrimet që qytetarë të ndryshëm kanë komentuar në faqet zyrtare të disa mediave. Jemi kujdesur që të sjellim komentet në agjencitë mediatike që janë më pranë qeverisë, për të dhënë një panoramë më të qartë se si vlerësohet në masivitet nga qytetarët vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë Donika Prelën.
Boldnews.al

1 4 1