Njësoj si Rama/ Lleshaj kërcënon deputeten: “Zonja që foli atje të ketë kujdes me mua”!

Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Medias ka nisur me debate të ashpra mes kryetares Albana Vokshi dhe ministrit të Brëndshëm, Sandër Lleshaj.
Kujtojmë se Lleshaj u ftua një ditë më parë për të dhën sqarime lidhur me dhunën e uhtruar ndaj studentëve në ambientet e universitetit.
Ministri Lleshaj mohoi se ndaj studentëve është ushtruar dhunë nga Policia e Shtetit dhe për këtë çështje ka reaguar menjëher deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi. Por ministry i është kthyer me kërcënime dhe tone të ashpra deputetes, duke thënë: ”Zonja që foli atje të ketë kujdes me mua”.b469445d cba7 4bd7 bd0f de6426bdf493
Ndërkohë, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ndërhyri duke i kërkuar ministrit të respektojë etikën dhe të mos kërcënojë asnjë deputet në komision.
“Ju lutem pak kulturë, nuk mund të kërcënoni asnjë deputet dhe të përdorni asnjë fjalor të papërshtatshëm. Nëse ju pretendoni për gjuhë të kulturuar, le të ndjekim një standard, mos kërcënoni”, tha Vokshi.

Replikat
Vokshi: Duhet ta kishit kuptuar para se të vinit. T’ia shpjegoj se është ministër i ri e mbase se ka kuptuar.
Lleshaj: Më thuaj nenin për të cilin me ke thirrur.
Vokshi: Duhet ta kishit kuptuar dhe s’duhet ta kishit bërë atë pyetje ose duhet ta kishim sqaruar se ne në komisionin tonë, jo vetëm që se paskeni lexuar dhe kuptuar para së të vini këtu, por nuk raportohet para ministrit se nuk jeni ministër privat. Mbase se kishit kuptuar që ju duhet të raportoni para parlamentit është detyrim kushtetues bazuar në nenin 23 dhe 102 të rregullores jeni këtu për t’iu përgjigjur pyetje për një shqetësim shumë të madh, se ata mbi ju apo nën ju kanë urdhëruar të ushtrojnë dhunë të paprecedentë.
Lleshaj: Thashë më thuaj vetëm një nen, neni 80 kërkon tre javë.
Milva Ekonimi: Po lëreni të flasë…
Kejdi Mehmetaj: O Albana, po ç’është kjo që i kërkon llogari deputetëve ministri duhet të përgjigjet.
Lleshaj: Më jepni 3 javë, kam afat 3 javë sipas nenit 80 të Kushtetutës.
Vokshi: Është për interpelanca, ju lutem përgjigjuni.

Lleshaj: Policia s’ka ushtruar asnjë dhunë.
Kërpaçi: Turp t’ju vijë ju deputet të mazhorancës që s’pranoni të justifikojë dhunën policore.
Lleshaj: Përballë Kushtetutës jemi të gjithë të barabartë. Kam afat tre javë për t’ju përgjigjur. Sa i përket çështjes suaj, pyetja juaj në fakt është përgjigje. Strukturat e Policisë nuk kanë ushtruar asnjë dhunë ndaj studentëve protestues. Nuk ka patur asnjë dhunë, përkundrazi. Këtu nuk ka mundësi që të përdor gjuhën e gabuar ndaj meje askush. Kam ardhur me bindjen se jam në një komision parlamentar.
Vokshi: Këtu nuk mund të kërcënoni asnjë deputet dhe të përdorni një gjuhë të papërshtatshme.
Lleshaj: Nuk kam ardhur për të parë film këtu. Unë kam ardhur të përgjigjem pyetjeve. Nuk bëj komentimin e videove.
Vokshi: Kush e dha urdhwrin për dhunë ndaj studentëve?
Lleshaj: Forcat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së studentëve. Nuk ka patur asnjë urdhër për dhunë ndaj studentëve që kanë marrë pjesë në protestën e muajit dhjetor. Policia ka qenë në shërbim të këtij qëllimi. Policët kanë ndihmuar që protesta të shkojë mirë dhe në fakt ka shkuar shumë mirë.

2ef27655 94d2 4fc8 abd0 ea780c951e3e