Berisha zbulon mashtrimin e Ramës: Ekselentja që punësoi Edvini është nusja e drejtorit…!

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndau në profilin e tij në rrjetet sociale historinë e Drijona Malevit, që sipas tij në sajë të Paktit për Universitetin kishte fituar punë në administratën publike, e më konkretisht në Ministinë e Financave.
Po përveç faktit që vajza kishte qenë më herët e punësuar, dhe e kishte mbaruar shkollën në vitin 2016 (LEXO KËTU), të tjera detaje lidhur me të i kanë bërë publike qyetarët te ish-Kryeministri Sali Berisha.
Malevi është nusja e drejtorit të Minierave në Ministrinë e Energjitikës, ndërsa u tha se vajza e kishte fituar vendin e punës pa asnjë njohje.
‘’Vetëm përmes aplikimit në portal dhe pa asnjë njohje, Drijona arriti të punësohej”, gënjente moderatorja e ERTV-së Anjeza Maja.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Kjo eshte ekselentja qe punesoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb
Pershendetje doktor. Edi Rama eshte mjeshter teatri. E nxjerr Drijona Melevin si studente ekselente qe fitoi punen me konkurs pa mik. Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes. Sekseri miliarder i heceve dhe minierave. Kjo goca ka qene e punesuar ne kryeministri para se te mbaronte shkollen. Turp fusin te afermit e kryehajdutave dhe pensionistat e thone meritokraci.

222