Basha: Në protestën e 16 Shkurtit nuk do të ketë fjalime, por…

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Vora se me 16 Shkurt nuk do të ketë fjaliume, por fjalën do ta ketë populli me revoltën e tij. Kryetari iPD prej më shumë se një jave po zhvillon një tur takimesh me qytetarët për protestën e 16 Shkurtit si dhe për të paraqitur alternativën e PD për një ndryshim të madh ekonomik dhe për të rikthyer në xhepat e qytetarëve paratë që Rama ka propjektuar për veten dhe oligarkët.
Fjala e Bashës
Mjafton të hysh në dyqan, dhe dëgjon të thonë se nuk ka xhiro, nuk ka lek. Si në një dyqan ku më thanë që nuk kanë lek për një bateri. 1/10 shqiptar ushqehet një herë në ditë, gjysma e shqiptarëve mbahet me 5 mijë lek të vjetra ne ditë. Edi Rama bredh nga Berlini tek Sheikët dhe kthehet duke i nxjerrë gjuhën shqiptarëve. Shumë jeni ndjerë të fyer, të tjerë kanë thënë se dukej si majmun. Skandali që zbuloi Zëri i Amerikës tregon se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është i oligarkëve, kriminelëve, Bajrëve, Ndokëve, i llumit. Kjo është një qeveri e llumit.
Vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve. Mendon se me banda e krim do të marrë përsëri pushtetin. PD ka një plan dhe program për nxjerrjen e vendin nga kriza ekonomike me mbështetje të perëndimit. – Që ditën e parë do të ulim çmimin e naftës më 300 lek për litër. – Do të ulim çmimin e energjisë për veprimtarinë prodhuese 30-40%, për biznesin e vogël jo më pak se 20% Me një dorë kanë vjedhur nga energjia 4 milionë e gjysëm euro. Janë mjaftueshëm për të trefishuar pensionet dhe pesëfishuar ndihmën ekonomike të Bashkisë së Vorës. Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, këtu në vendin e tyre dhe jo largimi në emigracion.
Basha takon të rinj të cilët thonë se tarifat e universitetit ia kanë vështirësuar mundësinë për studim të mirëfilltë Basha: Përsa i përket taksave të universitetit, kjo nuk do të vazhdojë. Ndaj janë ngritur studentët për këtë qëndrojmë edhe ne si opozitë. Plani ynë është që tarifat universitare për të gjitha familjet që kanë 640 mijë lek të vjetra për të shpenzuar në muaj, t’i zerojmë. T’i përgjysmojmë për ata që kanë të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj të ardhura. Të investojmë që të shkoni në universitet me cilësi. Me laboratorë e mësues të ditur. Do t’ju financojë qeveria deri në 300 mijë lek të vjetra në muaj që të filloni të merrni profesionin. Të shkoni në një kompani që në vitin e dytë ose të tretë të studimeve. Ky është model gjerman dhe jo model që e kemi shpikur ne. Që paratë të mos shkojnë për PPP e hajdutllëqe por për ju, rininë.