Shullazi ka bërë më pak krime se Prela, por Rama i kërkon falje…

Ditën e sotme KPK vendosi konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ndërkohë që kjo nuk është pritur aspak mirë nga ana e gazetarit Basir Çollaku.
Gazetari shkruan se Prela është përgjegjëse për zhdukjen e disa dosjeve të rëndësishme te Krimet e Rënda, dhe që lidhen me disa prej figurave më të përfolura si Saimir Tahiri apo Vangjush Dako.
Sipas tij dëmi që ka shkaktuar Prela, është shumë herë më i madh se dëmi i Avdylajve apo Balilit. Çollaku aludon më tej se Prela mund të jetë edhe kandidatja e re për kryesimin e SPAK-ut.
Reagimi i Çollakut
Shullazi ka bere me pak se Prela, por i kerkon Rama falje…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tregua i pavarur nga ligji. Kaloi Prokuroren Donika Prela. Kesaj i thone ti kerkosh falje Shullazit… Sepse Shullazi, Dajti, Avdylet, Balili, Ndoket, Met Kanani, L.Berisha, veç e veç kane bere me pak dem se Prela dhe lloji i saj ne Prokurori.
Ka se paku tre dosje ku dy jane pushuar dhe hetimi flet per zhdukje fashikujsh. Tahirin e sistemoi dhe paqtoi. Dakon e qetësoi dhe rehatoi ne terrin e zullumeve ne vend te arrestit te kthyer pas. Tani bejeni dhe shefe te SPAK ose zevendesojeni me Arta Markun dhe eshte njelloj si zyre gjendje civile pastaj Prokuroria.
Se ka miliona te pajustifikuar jane favore te paligjshne nga njerez qe merren me pune te paligjshme, pse jo dhe trafiqe. E nese ke bere pakt me djallin, perse duhet te marresh rrogen e shenjtorit, siç ben Prela dhe modeli i saj ne Prokurori..?! Demi i sjelle nga Prela dhe emrat e mesiperm anon nga Prela, sepse veç parave te dyshuara te pista te pajustifikuara ajo merr edhe para publike…!!!