Shehaj: Rama i pangopur, ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të Unazës

Deputeti i PD, Agron Shehaj përmes një postimi në Facebook thotë se, projekti i Unazës së Re është aferë korruptive, ndërsa Rama caktoi klientët që do merrnin paratë.
Shehaj shprehet se Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës.
“Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të unazës. Ka vetëm një shpjegim për këtë arrogancë të verbër: etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë”-thotë Shehaj ndër të tjera.
Statusi i plotë
Projekti i unazës është aferë fund e krye korruptive. Me pazare personale, Edi Rama caktoi klientët që do merrnin paratë, disa herë më shumë se kostoja e punimeve, dhe shërbëtorët e tij në ARRSH e ministri rregulluan letrat dhe procedurat për të zyrtarizuar pazaret e shefit. Edi Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës. Edi Rama e zëvendësoi shërbëtorin e dalë boje në krye të minsitrisë me një shërbëtore më të vjetër dhe më me shumë përvojë në aferat korruptive të tij. Me këtë “eksperte” të vjetër grabitjesh, Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të unazës. Ka vetëm një shpjegim për këtë arrogancë të verbër: etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë. Ka, edhe, vetëm një fund për këtë verbëri: askush nuk i ka gëzuar dot paratë e grabitura duke lënë popullin në varfëri dhe prapambetje.