Kush janë dy zyrtarët e Ramës që votuan për kalimin e Vettingut të prokurores që shpëtoi nga burgu Dakon

Edhe pse u shty për një javë (29 Janar-5 Shkurt) vendimi i KPK, pas debateve të ashpra brenda anëtarëve me shumicë votash, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, mori konfirmimin për të qëndruar në radhët e akuzës. Në komisionin me 3 anëtarë, “Syri.net” mëson se anëtarët Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici kanë votuar pro, ndërsa Roland Ilia në pozicionin e kryetarit ka votuar kundra. Ky konfirmim mund të shënjojë përfundimisht edhe çjerrjen e maskës së procesit të kapur të Vettingut nga qevria Rama. Ky konfirmim mund të shënjojë përfundimisht edhe çjerrjen e maskës së procesit të kapur të Vettingut nga qeveria Rama.
Por kush janë dy anëtarët Komici dhe Sanxhaktari?!
Dy anëtarët e trupës gjykuese, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici të cilët ditën e sotme shpëtuan prokuroren Prela, para se të zgjidheshin komisionierë të pavarur, kanë qenë pjesë e aparatit të kryeministrit Edi Rama. Nëse shohim CV-në e tyre zyrtare të publikuar nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Valbona Sanxhaktari, nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka ushtruar detyrën e juristes në Njësinë e Legjislacionit dhe Akteve të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri. Pak ditë më parë, Partia Demokratike ngriti pikëpyetjen publike nëse komisionierja Sanxhaktari ishte takuar së fundmi me prokuroren Donika Prela. Por kjo pyetje nuk mori përgjigje as nga komisionerja dhe as nga drejtuesja e Krimeve të Rënda. Heshtja është pohim!
Anëtari tjetër, Olsi Komici, gjithnjë sipas biografisë zyrtare, ka qenë Zv.drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, strukturë nën varësinë e kryeministrit, deri sa u zgjodh anëtar i Komisionit të Vetingut.

Më parë, Komici ka qenë pjesë e Task-Forces për verifikimin e pronave në bregdet, strukturë e drejtuar nga Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste dhe person nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzim me tokat në bregun e Vlorës.
Lënia në detyrë e prokurores Prela bëhet në shkelje të plotë të ligjit, frymës së Reformës në Drejtësi dhe vendos standard të dyfishtë në krahasim me raste të shumta të mëparshme, të cilët nuk e kanë kaluar sitën, pavarësisht se kanë pasur shumë herë më pak “njolla” se prokurorja Prela. Përpara 5 Shkurtit dhe gjatë kësaj jave që KPK shty vlerësimin për kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, shumë media kanë publikuar provat të pakundërshtueshme, të cilat tregojnë hapur se Donika Prela ka fshehur pasurinë ndër vite dhe nuk justifikon dot me burime të ligjshme, të ardhurat dhe pasuritë patundshme në pronësi të saj dhe të bashkëshortit.
Prokurorja Prela gjatë seancës dëgjimore ka pranuar hapur, se ka kryer evazion fiskal. Për këtë çështje ajo u pyet nga komisioneri i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs. Përgjigjja e Prelës ishte shokuese dhe e paprecedentë, për një prokurore të sistemit të ri të drejtësisë.
“Unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri, jo në vendet e BE”, deklaroi ajo duke i bërë kështu një karshillik të hapur ligjeve dhe standardeve, që duhet të kenë anëtarët e drejtësisë.

Sipas pikës 3 të nenit D të Kushtetutës kërkohet që për efekt të vetingut në sistemin e drejtësisë, të ardhura të ligjshme të konsiderohen vetëm ato për të cilat janë paguar taksat përkatëse: “Pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji, konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore”.
Ajo që e bën edhe më absurd vendimin e sotëm është fakti që anëtari i trupës gjykuese të Donika Prelës, Olsi Komici cili ka votuar pro saj, për të njëjtën arsye ka votuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Elsion Sadiku. PRELA KPK copy
Po ky Olsi Komici, i cili ka punuar në kryeministrinë e Edi Ramës, sot voton pro Prokurores Prela, e cila i ka shërbyer qeverisë për disa çështje të nxehta: Çlirimi i Saimir Tahirit nga akuzat e rënda për trafik droge, duke i reduktuar ato në shpërdorim detyre; fshehjen e përgjimeve të Vangjush Dakos me bandat e Durrësit për vjedhje votash, në këmbim të kontratave për punë publike; mos arrestimin e Dakos; fshehjen e përgjimeve të zyrtarëve të lartë të PS-së për vjedhjen e votave në Dibër, si dhe mos hetimin e të gjitha akuzat e tjera për korrupsion ndaj qeverisë veçanërisht, sabotimin që po i bën megaaferës korruptive të Unazës së Madhe.

Pas debateve të forta, prokurorja Donika Prela kalon Vettingun
Komisioni i Vetingut ka vendosur sot të rikonfirmojë në detyrë, prokuroren Donika Prela, drejtuese e Krimeve të Rënda: “Trupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentacionin, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi për tre kriteret dhe dëgjoi subjektin e rivlerësimit. Në përfundim vendosi rikonfirmimin në detyrë për znj.Donika Prela”.
Seanca dëgjimore për Prelën ishte mbajtur më 22 janar 2019 nga trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari.
Vendimi pritej të jepej më 29 janar, por u shty për në 5 shkurt, për shkak të debateve dhe pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj.
Dy çështje themelore ngriti Partia Demokratike në vëmendje të organeve të Vetingut lidhur me figurën e zonjës Prela dhe i kishte kërkuar KPK-së, të verifikoheshin, pasi kishte denoncuar më parë burimin e dyshimtë të të ardhurave dhe pronave të patundshme të prokurores:
E para, të kontrolloheshin kamerat e sigurisë nëse kishte pasur një takim të Prelës muajt e fundit, me anëtaren e komisionit të Vetingut, Valbona Sanxhaktarin dhe së dyti, a ishte e përfshirë Donika Prela në dosjen e përgjimeve të bandës së Avdylajve.
Qenë këto pikëpyetje që e detyruan KPK-në të shtynte për ta shpallur sot, vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda.