Ballina Aktualitet 100 studentë firmosin për grevë urie, njerëzit e Ramës kërcënojnë vajzat protestuese

100 studentë firmosin për grevë urie, njerëzit e Ramës kërcënojnë vajzat protestuese

Gazetari i Syri.net, Ermal Rizaj ka arritur të hyjë dhe të intervistojë, studentët protestues që janë ngujuar brenda Fakultetit të Drejtësisë. Njera prej drejtueseve të protestës, që bashkë me shokët vazhdon të qëndrojë prej mëse një muaji brenda Fakultetit të Drejtësisë, deklaroi se 50 studentë të Juridikut në Tiranë kanë firmosur për të hyrë në grevë, ndërsa në të gjithë Shqipërinë bëhen 100.
Një tjetër i ri protestues bëri të ditur se se ata po kërcënohen, por më së shumti po kërcënohen vajzat në numrat e tyre të telefonit dhe deri edhe në ndalime në rrugë nga njerëz të panjohur.
I riu tha se edhe ndryshimi i godinës është një formë tjetër kërcënimi, sepse atje ku po zhvillohet mësimi po marrin mungesa.
I pyetur nga Rizaj, pse këtu ku keni ngritur tryeza e karriget, e keni quajtur “Holli i barrikadave”, studenti protestues tha: Po, është një formë simbolike e grevës në fakultetin e Drejtësisë, që në fakt është fakulteti i Padrejtësive dhe ëktu më shumti duhej reaguar ndaj atij ligji të arsimit të lartë.

/Syri.net

Exit mobile version