Pritje madhështore në Laç, qytetarët dynden për t’i dhënë dorën Bashës!

Kreut të opozitës, Lulzim Basha i është rezervuar një pritje madhështore në Laç. Në rrugën kryesore të Laçit ka një vërshim qytetarësh, të cilët kanë nxituar për t’i shtrënguar dorën liderit opozitar, Lulzim Basha. Thirrjet “Basha, Basha”, dëgjohen në sfond.
Pas Lezhës, Basha vizitoi Laçin, qendrën e Kurbinit për të takuar dhe për të biseduar me qytetarët. Por nga ecja e zakonshme përmes qytetit, eventi është kthyer në një miting për shkak të numrit të madh të qytetarëve që merrnin pjesë. Basha tha se Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve por i krimit dhe se PD do iu dalë zot kurbinasve.
“Mirë se ju gjej zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Sot kisha programuar të isha në Laç në një ecje por e shoh se është kthyer në një miting spontan duke i bashkuar të gjithë me një zë dhe një qëllim. Asgjë nuk mund tju përçajë ju, kurbinasit trima, njerëz të besës e vlerave. Kam ardhur në mesin tuaj në mënyrë të vazhdueshme dhe i njoh problemet tuaja shumë mirë. E di se kjo zonë njerëzish trimash dhe punëtorë ka qenë shënjestër e oligarkisë dhe bandave të Edi amës për tiu lodhur e varfëruar e shtypur. Gjysma e familjeve janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike sepse Edi Ramës dhe kukullave të tij nuk iu bëhet vonë për familjet e varfra të Kurbinit e Shqipërisë. Ka dhjetëra fshatra pa elektricitet sepse Edi Rama ju ka prerë drita, në vend ti subvencionojë e t’u japë para sepse ato para i do për veten e tij dhe oligarkët me të cilët ha.

Spitali në qytetin tuaj në gjendjen më të keqe se spitalesh fushore të Luftës së Parë Botërore. E di që buxheti i shtetit dhe taksat tuaja janë kthyer në burime pasurie për again e Surrelit.
PD do iu dalë zot. Ne do të hapim rrugën që çdo bijë dhe bir kurbinas që dëshiron të ndjekë universitetin. Shteti shqiptar mund dhe do të paguajë për arsimin tuaj.
Sot gjithë bota e di se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve por kryeministër i krimit, i bandave, i Gjushit”, deklaroi kreu i PD.

2