Messi, Mbappe dhe Ronaldo në garë për Këpucën e Artë

Golat e tyre mund të mos kenë qenë të mjaftueshme për t’ua siguruar skuadrave të tyre nga tri pikë këtë fundjavë, por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos kanë realizuar nga një dygolësh secili për t’i ruajtur shpresat e tyre për Këpucën e Artë.
Kylian Mbappe, i cili momentalisht ndan podiumin me këta dy gjigantë të botës së futbollit, dështoi të shënojë këtë fundjavë dhe nuk mori pikë në garë për këtë çmim, transmeton Gazeta Express.
Në top 10 ka disa befasi, pasi aty gjenden Fabio Quagliarella i Sampdorias, Nicolas Pepe i Lille dhe Duvan Zapata i Atalantës.
Renditja për Këpucën e Artë
Messi 21 gola (42 pikë)
Mbappé 18 gola (36 pikë)
Ronaldo 17 gola (34 pikë)
Salah 16 gola (32 pikë)
Cavani 16 gola (32 pikë)
Quagliarella 16 gola (32 pikë)
Pépé 16 gola (32 pikë)
Liliu 31 gola (31 pikë)
Zapata 15 gola (30 pikë)
Aubameyang 15 gola (30 pikë)
Luis Suárez 15 gola (30 pikë)