Djali i policit godet rëndë efektivin e Gardës, policia fsheh krimin!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari dixhital, ku sipas këtij të fundit, djali i një polici, dy netë më parë, rreth orës 23:00 ka goditur rëndë një efektiv të gardës në qytetin e Vlorës.
Po sipas qytetarit ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha
Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin! sb
Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja nje cudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23.ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi policie dhe eshte larguare nga vendi i ngjarjes dhe policija e vlores ska dhen asnje infomacjon per kete ngjarje.Efektivi i Gardes eshte ne gjendje te rende nga gjymtyret dhe doktorret e spitalit dje ishin pushim te hene mbas ores 10 do ta kontrolljm me imtsi thane çudira shqiptaresh,po deshe verifikoje si raste dhe te lutem anonim.