Basha mesazh studentëve protestues: Mos kini frikë, gjithë shoqëria është me ju!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh kurajoje dhe mbështetjeje, studentëve protestues, që mëngjesin e sotëm kanë bllokuar dyert e fakulteteve dhe nuk lejojnë fillimin e mësimit pa iu trembur kërcënimeve se do ta humbin këtë vit shkollor.
Basha ka shkruar në Twitter këtë mesazh: “I kapur nga paniku Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor.
Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! 16shkurt”, përfundon Basha, duke sjellë në vëmendje protestënmbarëkombëtare që po organizohet.