Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Me hir apo me pahir do të të rrëzojmë!

Banorë të zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet kanë dalë edhe pasditen e sotme në protestë. Banorët e “Unazës”, që sot vijojnë ditën e 93 të qëndresës, kundërshtojnë projektin për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë pallatit me Shigjeta, që parashikon shembjen e banesave të tyre.
“Me hir hip a me pahir ne këtë (Ramën) do ta rrëzojmë”, u tha nga megafoni i protestës.
Një protestuese, me megafonin e protestës, u shpreh: “Elisa Spiropali të dalë nga minifundi i Edi Ramës dhe ti shikojnë këta banorë këtu”.
“Ka të drejtë, se si lë minifundi i Edit ti shikojë këta protestues që thotë janë nga Kamza, por jemi ne këtu. Dhe Kamzën e falënderojmë që na mbështet bashkë me gjithë Shqipërinë”.
“Hajde ti provosh topat e ‘Unazës së Re’. Të kemi ftuar që në fillim dhe ti s’ke lëvizur nga minifundi i Edi Ramës”, shtoi ajo.
Deputetë të opozitës ishin në mbështetje të protestës.

auto Screenshot 41549298927