Vjedhja e re, 670 milionë lekë brenda një dite

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Ina ZHUPA

Rama do të shpenzojë 670 milion lekë për propagandë dhe u kërkon studentëve të protestojnë kundër pedagogëve dhe jo për kushtet mizerabël të konvikteve!!! Edi Rama do te paguaje 670 milione leke per nje aktivitet te quajtur “Samiti i Diaspores”, ku çdo cmim i paraqitur eshte i fryre tej mase. Per rregjine e aktivitetit ne ERTV kerkon te vjedhe ne emer te emigranteve plot 12 milione leke; Nje udhetim Tirane-Lezhe vendoset me cmimin 20 milione leke dmth 25 mije personi; Vendosja e dy flamureve ne shtyllat e bulevardit te Tiranes vendoset me cmimin 22 milione leke; Trasporti ne expo city qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres eshte llogaritur 10 milion lek; Skenografia e aktivitetit eshte llogaritur 180 milion lek Vjedhje e hapur me parate e shqiptareve per te bere propaganden qeveritare dhe per te mbushur xhepat e vet. E ta mendosh qe ky aktivitet eshte thjesht shoë i rradhes, me te cilin pretendon te perdore shqiptaret qe jetojne jashte per t’u hedhur pak hi syve shqiptareve qe jane ketu. Jam e bindur qe cdo shqiptar i ftuar ne ate samit do ishte me i lumtur qe keto para te shkojne per te rregulluar sado pak nje konvikt, apo per te paguar bursen e shkolles per studentet, se sa te perdoren si fasade per qeverine e nxirre nga skandalet e korrupsionit dhe shitblerjes se votave. Sa shkon tu kerkoj studenteve te ngrihen kunder pedagogeve, sa investohet per percarje dhe propagande bajate me mire leket e korrupsionit te pseuaktiviteteve apo blerjes se makinave dhe orendive per zyra ti conte ne funksion te arritjes se kerkesave te studenteve.