Tmerr në Kavajë, përdhunohet në grup në shkollë një nxënëse 13-vjeçe

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, një nxënëse 13-vjeçe në shkollën 9-vjeçare në Kavajë është përdhunuarnë grup nga tetë djem të shkollës. Kjo dramë merr përmasat e një skandali në kushtet kur përdhunimi i fëmijës është fshehur nga të gjitha instancat, duke filluar nga Zyra Arsimore e Kavajës.
Berisha shkruan: “Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë anëtarësohen në FRESSH-in kanabist. Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!”
Në vijim, janë dy mesazhe njeri pas tjetrit që nxjerrin ne dritë krimin e dyfishtë:
Doktor përshëndetje.
Jam një zonjë nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot Zyra Arsimore e Kavajës, zonja Sonila Peza.
Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë.
ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë marrë asnjë masë për këtë skandal.
Kemi frike të çojmë fëmijët në shkollë.
Këto janë drejtoreshat e shkollave të Rilindjes. Ju lutem publikojeni.
Përshëndetje doktor Berisha.
Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh, një vajzë 13-vjeçare.
Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga të gjithë instancat.
I gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh më pas.