Revolta e naftëtarëve në Ballsh: ”Rama nuk e mbajti fjalën”, Basha: Lekët tuaja i ka ndarë me Beson!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka qenë paraditen e sotme në Ballsh, ku ka takuar qytetarë të asaj zone. Basha i ka ftuar ata që të jenë pjesë e protestës së 16 Shkurtit, ndërsa ka akuzar dhe Ramën se I ka lënë në mëshirë të fatit naftëtarët.
Pjesë nga dialogu i Bashës me naftëtarët
Basha: Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.
Naftëtar: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua?Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.
Basha: Ai ka bërë pasuri për Beson, shokët e Besos dhe miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.
Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 KM në Tiranë, erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.
Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk jua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund!

‘Hapi i parë që do të bëjmë ju do të merrni statusin e naftëtarit dhe pasurinë që po vjedhin bashibozukët, do t’u kthejmë qytetarëve. por sot ne kemi fjalën, se i çojmë propozimet në Kuvend dhe na i hedhin poshtë. Mjetet politike kanë shteruar. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik, ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj dhe ju të votoni për programin që ju ndihmon juve!
“Në Ballsh më shumë se dielli që ka dalë dhe nuk e ka kohën, mikëpritja, entuziazmi, besimi dhe shpresa tek e nesërmja, që gjeta në çdo shtrëngim dore, dhe çdo urim tuajin. Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë.
Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbu kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar,m me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse.
Sa herë që vij rruga nga Patosi deri këtu bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga këtu e në Fratar.
Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja”,u shpreh më tej kreu i PD-së.

11 1