Basha pritet me entuziazëm në Ballsh, i gjithë populli në shesh

Ka qenë një surprizë e pazakonshme vizita e kreut të opozitës, Lulzim Basha në qytetin e Ballshit, Mallakastër.
Nga një takim me strukturat e degës së Partisë Demokratike, me rastin e protestës së madhe të 16 Shkurtit në Tiranë ky aktivitet politik i Bashës është shndëruar në një demostrim masiv, pasi të gjithë qytetarët kanë pushtuar rrugët për të pritur dhe takuar kreun e opozitës.
Kjo e ka detyruar Bashën që këtë “shëtitje” në qytetin e Ballshit, ta shndërojë në një miting masiv.
Basha është rrethuar nga qindra qytetarë të Ballshit sot dhe pasi ka bashkëbiseduar me shumë prej qytetarëve që i shprehnin problemet, është ndalur dhe i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.
“Edi Rama ju ka lënë në harresë, tha Basha, kjo lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja. Në Ballsh më shumë se dielli që ka dalë dhe nuk e ka kohën, mikëpritja, entuziazmi, besimi dhe shpresa tek e nesërmja, që gjeta në çdo shtrëngim dore, dhe çdo urim tuajin. Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë. Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbuR kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar,m me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse.

Sa herë që vij rruga nga Patosi deri këtu bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga këtu e në Fratar. Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja.“Ndërkohë, asgjë që është premtuar nuk është realizuar. Sapo takova pensionistë këtu, më thanë që pensioni nuk u mjafton për të paguar faturat, ilaçet.
Në këtë vend, në pellgun më të amdh naftëmbajtës të Evropës, askush nuk ia ka parë hajrin. Shumë prej jush i kanë parë qederin. Edhe ajri është i mbushur me erën e naftës. Naftën duhet ta paguani me çmimin më të lartë, se ai ndikon dhe në çmimin e bukës, të perimeve….se Edi Rama i ka shtuar çmimit të naftës, plot 300 lekë për litër. Arsyeja kryesore pse nuk ka zgjidhje për hallet tuaja, pse ai vazhdon të marrë miliona euro nga Ballshi, nga nafta shqiptare, asnjë cent nuk përfundon në shkolla, spitale, rrugë, se këto para shpërdorohen. Se ai nuk ka ardhur në pushtet për ta lidhur fatin me të qytetarëve, por me paratë e drogës, krimit, me paratë e Besos me shokë.
Paratë duhet të shkonin për investime dhe ndihmë ekonomike, por Rama e ka lidhur fatin me një grusht oligarkësh. Të enjten Rama duhej të përballej në Kuvend me këto të vërteta, fakte ligjore që kanë dalë në dritë nga gazetarë të guximshëm dhe nga media prestigjioze, si Zëri i Amerikës, Deutsce Ëelle.
Shqipëria sot qeveriset nga një kryeministër i zhytur në korrupsion, duke vjedhur projekte si tek Unaza e Re, ku ka shkuar 20 milionë euro kilometri, vetëm që këto para të dërgohen në konto bankare offshore.”

22

auto Ballsh Basha

auto Ballsh Basha 770x4111549100801 1

auto basha ballsh 11549100545