Zonja 5 milion euro e doganave sulmon PD, deputetja: Antimafia do të të marrë çdo qindarkë që ke vjedhur

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu i është përgjigjur ministres së re të Ramës, Elisa Spiropali, e cila sulmoi sot programin ekonomik të PD.
Me anë të një reagimi në Facebook, Kadiu shkruan se sulmi i Spiropalit ndaj programit të PD, vjen pasi është kapur nga paniku dhe frikë.
Më tej shkruan se me ardhjen e PD në pushtet, zonjës do t’i merret çdo qindarkë që ka vjedhur tek doganat.
Postimi i Kadiut
Zonja 5 milion euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik te PD. Reagimi i saj eshte thjesht shprehje e frikes dhe panikut qe i ka kapur. Antimafia do ti marre zonjes dhe qindarken e fundit te vjedhur ne dogana ndersa ndarja e politikes nga krimi do ta coje dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve te saj. Jane rende, shume rende. Çdo dite u zbulohet nje afere korruptive dhe nje lidhje e re kriminale ne shitblerje votash. Pas Zerit te Amerikes tani kane zbuluar nje tjeter armik te jashtem: CDU-ne. Por nuk kane pare gje akoma…tik tak tik tak zonja 5 milione euro e doganave!