Si spiunohet bota: Uashingtoni dhe Silicon Valley nuk e pëlqejnë njëri tjetrin, ama botën e spiunojnë bashkë

Pentagoni dhe inteligjenca kanë kontribuar aktivisht në lindjen e gjigandëve amerikanë të Rrjetit. Prej vitesh u përdorin teknologji për të studiuar tendencat globale. Pavarësisht ngurrimit të shpalosur të shumëkombësheve hi-tech.

Dominimi informatik global amerikan buron nga ndërveprimi kompleks midis komunitetit të inteligjencës federale dhe gjigandëve të Rrjetit, të njohura rëndom si GAFA (Google, Apple, Facebook, Amazon), të cilave u shtohen kompani të pjekura si Microsoft dhe kompani të ekonomisë jomateriale si eBay, PayPal, Airbnb etj. Të dhënat e mbledhura nga kompanitë amerikane janë shumë më të mëdha se ato të mbledhura nga NSA-ja, në pikën që Michael Hayden, ish Drejtori i agjencisë me seli në Fort Meade (dhe i CIA-s), ka mundur të pohojë me ironi se ekziston një entitet që «mbledh sms-të tuaja, navigimet tuaja në ueb, çdo kërkim që keni bërë! E gjeni dot cili është? Është Google. Nuk është NSA-ja». Pasi 80% e të dhënave personale të njerëzit mbahen nga GAFA që i përdorin për qëllime komerciale, çfarë do të ndodhte për shembull sikur Google të ishte një shërbim i vërtetë spiunazhi? E kanë bërë këtë pyetje uebsajti francez i informacionit Zone d’Intérêt dhe blogu Electrospaces, për të cilat posedimi i email-ave dhe i sms-ve të miliona njerëzve (425 milion përdorues aktivë të Gmail-it në 2012, plus ata të Hangouts) nënkupton që Google disponon një akses të privilegjuar në telekomunikacionet globale, «në pikën që të veprojë si një agjenci e madhe COMINT-i, jo e ndryshe nga NSA-ja apo nga GCHQ-ja (inteligjenca britanike e ngarkuar me studimin e telekomunikacioneve, shënimi im.)».
«Nëqoftëse shfrytëzohen nëpërmjet programeve të analizave të sjelljes dhe të përzgjedhura sipas parametrash të sakta, informacionet e ndodhur në serverat e kompanisë do të përbënin një databazë të dhënash për qëllime të inteligjencës». Kjo pa llogaritur shërbimet e mëtejshme të ofruara nga Google – nga Earth tek Street View – të krijuara duke kombinuar imazhe satelitore dhe filmimet e kryera në terren nga makinat e shumëkombëshes në pjesën më të madhe të botës. Makina që kanë regjistruar edhe lidhjet ëi-fi në zonat e përshkuara. Për të mos folur për mbi 2 miliard smartfonët që përdorin sistemin Android dhe 800 milion përdoruesit që i ruajnë fajlat e tyre në Google Drive. Nga ana e tij, Facebook mbledh të dhënat e 2.3 miliard përdoruesve dhe është në gjendje të monitorojë edhe ata që nuk janë regjistruar, nëpërmjet faqeve internetore që shfaqin butonin I like. Është e natyrshme që informacionet e ruajtura në serverët me kapacitet të madh të GAFA-s dhe të epigonëve të saj ngjallin zilinë e NSA-së, që prej kohësh ka filluar programin PRISM. Bëhet fjalë për një seri sistemesh (Pinëale, Nucleon e të tjera) për të menaxhuar nëpërmjet një procedure ligjore informacionet e mbajtura në serverët e të paktën 9 kompanive të mëdha amerikane: Microsoft-Hotmail; Google; Yahoo!; Facebook; Paltalk; YouTube; Skype; AOL dhe Apple.

PRISM i takon vitit 2007, por lidhjet e krijuara midis Pentagonit, inteligjencës dhe kompanive të sektorit IT janë shumë më të vjetra e më të thella. Një pjesë e fondeve bazë (seed money) që ka mundësuar lindjen e disa prej GAFA-s vjen nga ente qeveritare të lidhura me Departamentin e Mbrojtjes dhe/ose me CIA-n, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet kompanive të konsulencës që shërbenin si ndërmjetëse. Qysh në vitin 1999, Délégation des Affaires Stratégiques, qendra e analizës strategjike e Mbrojtjes franceze, kishte botuar një raport sipas të cilit NSA-ja kishte kontribuar në lindjen e Microsoft dhe se ekspertë të Agjencisë figurojnë akoma sot midis zhvilluesve të kompanisë. Në fundin e viteve ‘70, Microsoft do të preferohej ndaj Apple, pasi kompania nga Cupertino mishëronte shpirtin e kundërkulturës të kampuseve kaliforniane, në pikën që Apple I dhe Apple II e para kishin përfshirë në liçencën e tyre të përdorimit ndalimin e përdorimit në sektorin bërthamor dhe, në mënyrë të veçantë, në atë ushtarak. Një shpirt libertar që do ta gjejmë në largësinë e 30 viteve, kur Molla e Kafshuar do të refuzojë ta ndihmojë FBI-në në zhbllokimin e iPhone të Syed Rizwan Farook, terroristit pakistanez që më 2 dhjetor 2015, bashkë me të shoqen, ka kryer masakrën e San Bernardino. Në fund, Byroja arriti ta zhbllokojë celularin duke ju drejtuar një kompanie të specializuar, ndoshta izraeliane. GAFA është trashëgimtare e kulturës libertare të kampuseve universitare amerikane, veçanërisht atyre kaliforniane, por janë megjithatë tributarë të raporteve të lidhura prej dekadash midis botës akademike, industrisë, Pentagonit dhe CIA-s.
Në vitin 1957 lëshimi sovjetik i Sputnik shkaktoi në Amerikë një shok të konsiderueshëm. Një vit më vonë u krijua NASA, por edhe DARPA (Agjencia për Programet e Avancuara Kërkimore të Mbrojtjes) dhe MITRE Corporation, një institucion jofitimprurës, fillimisht i krijuar për të koordinuar entet dhe kompanitë që po realizonin SAGE, programin e parë të kompjuterizuar të mbrojtjes ajrore të botës. Pas Sputnik, CIA dhe Pentagoni e intensifikuar bashkëpunimin e tyre me disa prej universiteteve më të famshme amerikane, si MIT dhe Stanford University. Institucione që do të luanin një rol të rëndësishëm në lindjen e gjigandëve të Rrjetit. Në kontekstin kalifornian të viteve ’70 lindën sipërmarrjet e parë prodhuese të gjysmëpërçuesve: Fairchild Semiconductor International dhe Intel. Midis kompanive kaliforniane të lindura në ato vite është edhe SAIC, një prej kontraktorëve të mëdhenj të NSA-së, prej kohësh e quajtur «NSA-ja e Bregut Perëndimor». Përpara se në 2013 të ndahej më dysh në LEIDOS, trashëgimtarja e vërtetë e kompanisë mëmë, dhe një kompanie tjetër që ruan logon fillestare. Prej kohësh të dyja e kanë spostuar selinë e tyre ne Reston të shtetit Virginia, në afërsitë e Pentagonit, CIA-s dhe NSA-së.

SAIC-u, bashkë me kontraktorer tjetër të madhe të inteligjencës, atë Booz Allen Hamilton ku punonte Edward Snowden, qe midis pjesëmarrësve të një forumi të veçantë diskutimi strategjik objekt i një investigimi të kohëve të fundit të gazetarit britanik Nafeez Ahmed. Sipas Ahmed, një pjesë e mirë e strategjisë amerikane për të kontrolluar dhe influencuar flukset informative globale është pikërisht vepër e Highlands Forum, një grup i panjohur studimor i themeluar më 1994 nga Richard Patrick O’Neill, oficer Marine, dhe më pas i transformuar në një ent të drejte private. Më 1989, O’Neill përgatiti një studim për Naval War College, të titulluar «Për një metodologji menaxhimi të perceptimeve». Sipas analizës së tij, subjektet e manipulimit perceptues janë kundërshtarët për t’u frikësuar, që do të duhej të ndjeheshin vulnerabël; aleatët potencialë, që do të duhet ta perceptojnë si kauzë të drejtë kauzën e promovuar nga Amerika; lidershipim dhe popullsinë civile amerikane, që duhet të binden për nevojën e mbështetjes së kostove të luftës. Material politikisht eksploziv, sidomos në pikën e fundit, kështu që drejtuesit e Pentagonit vendosën ta groposin raportin, por ngarkoi autorin që të krijojë një forum që të vepronte si një «një rrjet informal ndërdisiplinor, i sponsorizuar nga qeveria federale dhe e përqëndruar mbi informacionin, shkencën dhe teknologjinë».
Kështu, truri i vërtetë i Highlands Forum do të bëhej Andrew Marshall, i mbiquajtur Yoda, nga viti 1973 deri më 2015 në krye të Office of Net Assessment (ONA), qendra e analizave të brendshme në Pentagon i ngarkuar me hartimin e strategjive afatgjata. Më 2001 vetë O’Neill ka pranuar se Marshall ishte në fakt bashkëpresident i Highlands Group, bashkë me të dhe me Anthony J. Tether, në atë kohë Drejtor i DARPA-s. Me kalimin e kohës, Highlands Forum është transformuar në Highlands Group, një «kompani venture capital intelektuale, që falë kompetencës së saj asiston kompani, organizata dhe krerë qeverishë». Ndërsa takimet informale e organizuara nga O’Neill kanë përfshirë përfaqësues të kompanive të mëdha teknologjike amerikane. Midis tyre: SAIC, Booz Allen Hamilton, Cisco, Human Genome Sciences, eBay, PayPal, Ibm, Google, Microsoft, AT&T, General Electric. Të cilave u shtohen mediat kryesore amerikane. Asgjë e re, po të kihet parasysh se prej disa vitesh NSA-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi strategjik me të paktën 80 kompani amerikane të elektronikës, telefonisë dhe inxhinierisë informatike.

Në vitin 1994, teksa lindteHighlands Forum, dy kërkues nga Stanford University, Sergej Brin dhe Larry Page, po realizonin aplikimin e indeksizimit të uebfaqeve që do të bëhet më pas zemra e Google, me fonde të Digital Library Initiative, një program i sponsorizuar nga National Science Foundation, NASA de DARPA. Sergej Brin mbante të azhornuar për përparimet e kërkimit të tij dy shkencëtarë jashtëm universitetit, Bhavani Thuraisingham dhe Rick Steinheiser të CIA-s. Në atë kohë Thuraisingham punonte për MITRE Corporation, ku ishte përgjegjës për Massive Digital Data Systems (MDDS), një iniciativë e sponsorizuar nga NSA-ja dhe CIA që kishte objektiv promovimin e kërkimeve novatore në fushën e teknologjive të informacionit. Nëpërmjet MITRE-së, disa fonde të MDDS-së janë alokuar në Stanford për të financuar kërkimet e Brin. Nga ana tjetër, qysh nga vitet ’80, Stanford University zhvillonte studime në fushën e menaxhimit të informacioneve dhe të inteligjencës artificiale për llogari të Pentagonit.
Në vitin 1996 Jeffrey Ullman, supervizori i Brin, mori pjesë në një projekt të sponsorizuar nga DARPA për të agreguar informacionet e shpërndara në rrjet. Proprio le mansioni che svolge oggi il motore di ricerca di Mountain Vieë. Në shtatorin e 1998 Brin dhe Page themeluan kompaninë e tyre dhe lançuan Google. Midis investitorëve të kompanisë së sapolindur qenë dy biznesmenë që ende sot ruajnë raporte të ngushta me DARPA-n, të cilës i derdhin 100000 dollarë secili: Andreas Bechtolsheim dhe David Cheriton. Bechtolsheim, një prej mysafirëve të Highlands Forum, ka themeluar Sun Microsystems, pasi ka marrë fonde pikërisht nga DARPA dhe nga Fakulteti i Informatikës së Stanford University për të përpunuar projektin e Sun Workstation. Kurse Cheriton gëzon një raport 20 vjecar bashkëpunimi me DARPA-n. Qysh më 1999, Google mori 25 milion dollarë financim aksioner nga dy kompani të mëdha të venture capital të Silicon Valley, përkatësisht Sequoia Capital dhe Kleiner Perkins Caufeld & Byers. Të dyja kompanitë kanë lindur më 1972 dhe e kanë selinë në Menlo Park. Në konkurrencë midis tyre kanë financuar pjesën më të madhe të kompanive të Silicon Valley, midis të cilave Apple, Google, Oracle, PayPal, YouTube, Instagram, Yahoo!, WhatsApp, Amazon dhe Twitter.

Të dyja kompanitë kanë raporte me Pentagonin dhe botën e inteligjencës. Në mënyrë të veçantë, Kleiner Perkins ka krijuar një marrëdhënie fitimprurëse me In-Q-Tel, fondin e investimeve të CIA-s për kompanitë e high-tech. Ndërsa start-up të ndryshme të financuara nga Sequoia Capital kanë përfituar kontrata nga Pentagoni, sidomos pas 11 shtatorit, kur Mark Kvamme, ndër drejtuesit e lartë të kompanisë, u takua me Sekretarin e atëhershëm të Mbrojtjes Donald Rumsfeld për të diskutuar lidhur me përdorimin e teknologjive emergjente në kuadrin ushtarak dhe të inteligjencës. Pikërisht In-Q-Tel, e krijuar në vitin 1999, është instrumenti kryesor për t’i individualizuar ato teknologji që në të ardhmen mund të përdoren nga komuniteti i inteligjencës amerikane. Midis kompanive të para të financuara nga In-Q-Tel ishte Keyhole, kompani që më pas ka zhvilluar një sistem novator prezantimi hartash të nxjerra nga imazhe satelitare. Veç të tjerash, Keyhole është sigla e satelitëve fotografikë të realizuar nga Kina, domethënë KH (Keyhole). Në vitin 2004 Keyhole u ble nga Google, e cila qysh atëhere ia ka përdorur teknologjitë për të përpunuar Google Earth. Ndërkohë që vetëm një vit më parë Google kishte nënshkruar një kontratë me CIA-n për t’ia përshtatur motorin e saj të kërkimit rrjetit të brendshëm të Agjencisë, Intelink Management Office.
Atentatet e 11 shtatorit 2001 i përshpejtuar programet e survejimit masiv të Pentagonit dhe të komunitetit të inteligjencës. Qysh dy vite më parë J. Brian Sharkey, në atë kohë Zëvendësdrejtor i Zyrës për Sistemet Informative të DARPA-s, paraqiti Total Information Awareness (TIA), një sistem sistemesh në gjendje që të mbledhë informacione nga burime të hapura, si puna e Internetit, dhe nga databaza publike e private, me objektiv skanimin e të dhënave të mbledhura për të parandaluar atentate potenciale apo aktivitete të dyshimta. Fillimisht, projekti u injorua mjeshtërisht, por pas rënies së Kullave Binjake u rilançua prej impulsit të Admiralit John Poindexter, ish Këshilltar për Sigurinë Kombëtare me Ronald Reagan, i përfshirë në skandalin Irangate.

Për të koordinuar përpjekjet e mëparshme në fushën e analizimit të të dhënave, në janarin e 2002 DARPA krijoi Office for Information Awareness (IAO) me «detyrën që të imagjinojë, zhvillojë, aplikojë, integrojë dhe demonstrojë teknologji informacioni, kompontentë dhe prototipë sistemesh informative për të përballuar kërcënime asimetrike nëpërmjet vetëdijes totale të informacionit». Midis projekteve të parashikuara nga IAO-ja ishte një i drejtuar nga analizimi i rrjeteve sociale, Projekti i Analizimit të Rrjeteve Sociale të Gjenerueshëm (SSNAP), me objektivin e krijimit të një modeli social që të kishte të njëjtat karakteristika të grupeve terroriste, për të diskriminuar kështu në terren këto grupe nga lloje të tjera agregimesh sociale. TIA-ja u hodh poshtë nga Kongresi, por më pas zbulimet e Snowden do të demonstronin sesi shumë prej teknologjive të përpunuara nga NASA bazoheshin mbi filozofinë e tij konceptuale. Në vijim, Poindexter ndoqi në Island Forum, takimet e organizuara nga Highlands Group dhe nga Ministria e Mbrojtjes e Singaporit, ku morën pjesë përfaqësuesit e Five Eyes, aleancë së spiunazhit të formuar nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaka, Australia e Zelanda e Re, dhe delegatët e Izraelit, Francës, Suedisë e Indisë. Në vitin 2004, Poindexter takoi Peter Thiel dhe Alex Karp, themelues të të sapolindurës Palantir, një kompani që po realizonte sisteme mbledhjeje dhe menaxhumi të informacioneve konceptualisht shumë të ngjashme me TIA-n. Admirali i mundësoi Palantir të siguronte kontrata të majme qeveritare. Po atë vit, Thiel njohu Gilman Louie, themelues dhe President i In-Q-Tel.
Thiel, që në vitin 1999 kishte qenë ndër themeluesit e PayPal, dhe Louie do të kishin një rol të rëndësishëm në lindjen e Facebook. I pari me 500000 dolarët e tij qe ndër të parët që investoi në krijesën e Mark Zuckerberg. I dyti ishte ortak me James Breyer, shef i Accel Partners, kompani venture capital që në 2005 investoi 12.7 milion dollarë në Facebook. Për më tepër, Breyer ishte në krye të National Venture Capital Association (NVCA), në bordin e të cilës ishte anëtar edhe Louie. Kështu, në vitin 2008 Facebook grumbulloi 27.5 milion dollar të tjerë nëpërmjet Greylock Venture Capital, midis partnerëve të të cilit figuronte Hoëard Cox, një tjetër anëtar i bordeve të NVCA-së dhe In-Q-Tel. me një investim total prej 40.2 milion dollarësh, atëhere të dy kompanitë mbanin 31.65% të kapitalit të Facebook.

«Mjaftueshëm për të peshuar mbi vendimet e këshillit administrativ», pohon Franck Leroy në një artikull lidhur me survejimin masiv. Për Facebook, hopi cilësor financiar erdhi në 2011, kur falë një serie investimesh Goldman Sachs e çoi vlerën e kompanisë në 50 miliard dollarë. Operacioni u drejtua nga George C. Lee, Senior Partner i bankës afariste, i të cilës ishte Chief Information Officer në Degën për Investimet Bankara, dhe President i Global Technology, Media and Telecom Group (GTMTG). Në vijin, George C. Lee do të merrte pjesë në Iniciativën për Kibernosigurinë (CYSEC) e Monterey Institute for International Studies (MIIS), që bashkë me Highlands Forum organizon takime studimore me objektiv «eksplorimin e impaktit të teknologjisë mbi sigurinë, paqen dhe përdorimin e informacioneve». Në vitin 2011 epror i Lee ishte Stephen Friedman, President i Goldman Sachs dhe anëtar i bordit të In-Q-Tel. Banka e drejtuar prej tij ka shoqëruar zhvillimin e gjigandëve të tjerë të Rrjetit, si Microsoft, Google dhe eBay. Në vitin 2001, George W. Bush e emëroi Friedman në Këshillin e Inteligjencës të Shtëpisë së Bardhë, i të cilit financieri do të bëhet President në periudhën 2005 – 2009.
Në vitet e fundit, lidhjet midis Google dhe Pentagonit janë konsoliduar nëpërmjet kontratave që u mundësojnë ushtarakëve të shfrytëzojnë disa teknologji të kompanisë, si Google Earth, dhe që kanë çuar në kompaninë nga Mountain Vieë drejtues të shumtë më parë të punësuar në Departamentin e Mbrojtjes. Midis tyre: Michele Weslander Quaid, ish delegate në Highlands Forum, e bërë Chief Technology Officer e Google pasi ka lënë postin e Këshilltares për Nënsekretarin e Mbrojtjes që mbulon inteligjencën; dhe Regina Dugan, Bashkëpresidente e Highlands Forum, që në vitin 2012 ka dhënë dorëheqjen nga DARPA për t’u bërë Senior Executive e Google dhe drejtuese e grupit për teknologjinë dhe projektet e avancuara. Sipas Julian Assange, themeluesit të WikiLeaks, të paktën qysh nga kohëa e administratës Obama, drejtuesit e Google luanin një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane. Assange përmend drejtues si Jared Cohen, Drejtor i Google Ideas, laboratori për kërkimet e avancuara të kompanisë, që ka qenë Këshilltar i Condoleezza Rice dhe i Hillary Clinton kur këto ishin Sekretare Shteti. Pastaj përmend Eric Schmidt i cili në 2013 ka realizuar për llogari të qeverisë amerikane misione diplomacie paralele në Kinë, Mianmar dhe Kore të Veriut. Veç të tjerash, në 2011 Schmidt dhe Cohen, të shoqëruar nga disa funksionarë të Departamentit të Shtetit, takuan për një kohë të gjatë Assange. Po në 2016, Schmidt është emëruar President i të sapolindurit Defense Innovation Advisory Board, qëllimi i të cilit është të aplikojë në kuadrin ushtarak praktikat dhe kapacitetet novatore të Silicon Valley.

Duke filluar nga viti 2013, zbulimet e Snoëden e kanë detyruar Google dhe gjigandët e tjerë të Rrjetit që të distancohen publikisht nga sistemi i survejimit global të NSA-së. aq më shumë se kjo kënaqej me informacionet e mbledhura nëpërmjet programit PRISM, por interceptonte pa dijeninë e kompanive të interesuara informacionet e shkëmbyere nga qendrat e të dhënave të përhapura nëpër botë. Pavarësisht disa masave kozmetike të marra nga administrata Obama, programet e survejimit global vazhdojnë që të operojnë, përfshi PRISM-in. dhe gjigandët e Rrjetit janë përshtatur. Në pikën që vazhdojnë t’ua ofrojnë shërbimet e tyre Pentagonit dhe inteligjencës. Bile Pierre Omidyar, një prej bosave të Silicon Valley, që kontrollon eBay dhe PayPal, në fakt ka marrë kontrollin e arkivit të Snoëden, kur më 2013 ka investuar 250 milion dollarë tek First Look, kompani gazetareske e drejtuar nga Glenn Greenwald, Laura Poitras dhe Jeremy Scahill, ekipi i gazetarëve që kanë mbledhur dokumentacionin e ish kontraktorit të NSA-së. një formë e menaxhimit të dëmeve nga ana e një personi që ka pasur raporte me In-Q-Tel dhe deri edhe me Booz Allen Hamilton.
Nëpërmjet të kontrolluarës Amazon Web Services (AWS), në vitin 2013 Amazon ka nënshkruar një kontratë 600 milion dollarëshe me CIA-n për të furnizuar një cloud service që përdoret nga 17 agjenci të komunitetit të inteligjencës. Dhe pikërisht AWS-ja është favorite për marrjen e programit gjigantesk të cloud computing të Pentagonit, Joint Enterprise Defense Infrastructure (JEDI), me vlerë 10 miliard dollarë. Prania e dukshme e Pentagonit për Amazon ka shkaktuar mërinë e egër të konkurrencës dhe për momentin Departamenti i Mbrojtjes e ka shtyrë vendimin. Midis konkurrentëve të mundshëm është edhe Google, aktualisht në pozicion dobësie pasi në qershor 3000 punonjës të tij i kanë shkruar Sundar Pinchai, Administratorit të Deleguar të tij, për të protestuar kundër pjesëmarrjes së kompanisë në Projektin Maven, një program kërkimor që përdor inteligjencën artificiale për të etiketuar automatikisht automjetet dhe personat e filmuar nga dronet ushtarake. Me thirrjen se «Google nuk duhet të futet në biznesin e luftës», firmëtarët i kanë detyruar drejtuesit e kompanisë që të tërhiqen nga projekti. Kështu, në fillimet e tetorit, një Pichai i shqetësuar është takuar me drejtuesit e Zyrës për Inteligjencën e Pentagonit në tentativën për riqepur raportet. Pa llogaritur se Google ka përfunduar në shënjestrën e Kongresit për shkak të vullnetit të tij për t’u rifutur në tregun kinez, me çmimin e lëshimeve të mëdha ndaj qeverisë së Pekinit në frontin e survejimit të përdoruesve.
Në vitet e ardhshme aleanca, jo gjithmonë e qetë, midis gjigandëve amerikanë të Rrjetit dhe aparatit të mbrojtjes e të inteligjencës të superfuqisë do të vihet në sprovë të vështirë nga ngjitja e Kinës. Në planin tregëtar, GAFA-t sfidohen nga BAT-i (Baidu, Alibaba dhe Tencent), ndërsa në atë ushtarak Shtetet e Bashkuara janë të sulmuar nga agresiviteti kinez në Azi – Paqësor. Ndoshta do të arrihet në një ndarje të sferave të influencës në botë dhe, për pasojë, edhe të Rrjetit, siç prognostikohet nga Eric Schmidt, ish Administratori i Deleguar i Google, sipas të cilit brenda 2030, «do të ketë një ndarje më dysh, me Internetin e udhëhequr prej Republikës Popullore, nga njëra anë, dhe një Internet jokinez të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara, nga ana tjetër».
(nga Limes)

Përgatiti
ARMIN TIRANA