Ballina Politikë Qytetarët e Durrësit, pritje madhështore Bashës!

Qytetarët e Durrësit, pritje madhështore Bashës!

Pritje entuziaste e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në Durrës. “Studentët do të financohen sipas modeleve dhe praktikave më të mira, i dy aspekteve që do i lidhin me tregun e punës, trajnimit njëkohësisht me studimet edhe në sektorin e biznesit me financinm publik dhe stazhet e punës. Ky është prioriteti numër një i yni, punësimi i rinisë. Arsimi është prioritet i së ardhmes europiane të vendit.
Programi ynë është konkret, i saktë dhe i zbatueshëm prej ditës së parë. Edi Rama ka shpallur Zërin e Amerikës armike publike, se siç është çmendur ai në Tiranë është çmendur edhe ky në Durrës se ata të dy janë bashkuar si tubat e kanalizimeve. Kanë shpallur armiq mediat ndërkombëtare.
T’i japim një goditje përfundimtare këtij sistemi që ka ngritur antivlerat dhe të hapim punësinë për qytetarët e durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Në këtë betejë do të kemi mbështetjen e atyre që ia duna vendit tonë të mirën, miqtë tanë europianë. Që të realizojmë programin tonë duhet të kemi një proces zgjedhor.
Ne kemi shteruar të gjitha mundësitë politike dhe istitucionale, me 16 shkurt sipas parimeve që kanë ndërtuar Europën, ju që do të vini në atë shesh, ju jeni qeveria, ju jeni sovrani dhe ata që kemi përballë janë ata që shumë shpejt do të meritojnë shumë shpejt nëpërmjet një drejtësie të pastruar e të ndershme, atë që gjen këdo që tall dhe nëpërkemb popullin e vetë. Vendi i Edi Ramës, Vangjush Dakos është aty ku e kanë vendin kriminelët me të cilët blejnë votat! Kjo do të bëhëet, jo sepse e them unë, por sepse e thotë ligji”, tha Basha!

Gjatë ecjes së tij në rrugë, kryetari i Partisë Demokratike Basha është njohur me problemin e madh që hasin bizneset durrsake.
Basha: Takimet e mia me qytetarët janë një e përhershme. Pak para fundit të vitit, kam qenë në Korçë, Berat, Shkodër. Pra unë e konsideroj takimin me qytetarët pjesën më të rëndësishme të punës. Kontaktet me qytetarët të japin sensin e realitetit siç është jo ashtu siç e përcjell propaganda. Së dyti për të përcjellë një mesazh shprese.
Biznesmeni: Jemi shumë dobët! Sa do vazhdojë kjo?
Basha: Në 16 kemi protestën e madhe…
Ndërkohë gjatë takimit të tij me qytetarët kreu i PD u prit nga një grup i madh shqiptarësh për të cilët Basha, shprehu vlerësime dhe mirënjohje për shpresën që i rikthyen vendit.
Basha: Mesazhi i parë që dua tu jap si qytetar dhe si prin është mirënjohja që i ndezët Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me qëndresën tuaj. Faleminderit dhe mirënjohje për secilin prej jush. E dyta mos u shkurajoni. Liria dhe punësimi kanë një armik, në Tiranë fytyrën e Edi Ramës këtu fytyrën e Vangjush Dakos. Tani këta kanë shpallur armik mediat ndërkombëtare dhe Zërin e Amerikës. Durrsakët e dinë mjaft mirë se çfarë ndodh kur shpall armik Zërin e Amerikës, të kujton fatin e Gedafit dhe Sadamit. Por fatin e shqiptarëve dhe studentëve do ta marim në dorë ne, prandaj në 16 shkurt t’i japim goditjen përfundimtare këtij sistemi.
Gjatë takimeve, Basha është shprehur se me ardhjen e PD-së në pushtet, një litër karburant do të kushtojë të paktën 300 lek më pak.

‘Me ardhjen e PD në pushtet, taksa e sheshtë do të jetë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi’.
Basha ritheksoi edhe një herë lehtësitë të cilat do të ketë biznesi me ardhjen në pushtet të PD. ‘Të kualifikuarit janë të parët që largohen nga Shqipëria.
Inxhinierë, profesionistë, që sapo u jepet mundësia, largohen. Më thanë një gjë të tmerrshme dje pedagogë të mjekësisë, që vitin e dytë studentët mësojnë edhe gjermanisht, me idenë që për tre vite të jenë eficentë në gjermanisht që sapo të mbarojnë shkollën, pastaj të nisen drejt Gjermanisë.
Problemi ka marrë dimensione shumë të mëdha. Ne sot kishim gjermanët në tryezë, të cilët kanë përvojën më të mirë në Europë atë të trajnimit dual, gjysmën e merr në shkollë profesionale, gjysmën në biznes.
Për sa i përket programit që kemi shpalosur sot, ne prezantojmë taksë të sheshtë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi’
Biznesen: ‘Ky është ndër lehtësimet që mund të na bëhet. Me taksën progresive kemi paguar shumë më shumë. Madje kemi paguar vetë rrugën, nuk ka pasur investime për rrugën nga shteti’.

Exit mobile version