Një thumb për Juventusin, “tripletë… Ne interistët e bëjmë më së miri!

Atalanta shoi shpresat e Juventusit që në janar për mundësinë për të kompletuar tripletën e famshme që do të përkonte me triumfin në Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League.
Arritje të cilën e mban vetëm Interi i vitit 2010 që arriti të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm. Për të shtuar pak dozën e “specit djegës” mendoi Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit që dje ishte në “San Siro” së bashku me Dejan Stankovic dhe Christian Chivu për të ndjekur ndeshjen kundër Lazio.
“Tripletë! Ne interistët e bëjmë më së miri”, shkroi Materazzi përbri fotos me dy shokët e tij, të cilën e postoi në Instagram.
Gjithsesi në fund italiani është larguar i venitur pas eliminimit që lacialët i bënë Interit në penallti.