“Jam socialiste, por me Edi Ramën kurrën e kurrës, njeri i ndyrë”!

Kryefjala e shqetësimeve të qytetarëve që kanë telefonuar sot në emisionin e mëngjesit në “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 ka qenë gjuha e përdorur dje në parlament. Telefonuesit i kanë harruar problemet e tyre personale dhe iu kanë bërë gjyqin politikanëve. Kritikat nuk kanë kursyer kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, qytetarët i kanë uruar ditëlindjen edhe gazetarit Bashkim Hoxha.
Telefonues 1: Gëzuar ditëlindjen u bëfsh 100 vjeç! Nuk na vjen mirë për atë parlamentin. Turp i botës!
Telefonues 2: Ju falënderoj ju gazetarëve. Më mirë të ishit ju atje në krye të parlamentit se ata që janë atje. E ndynë parlamentin!
Telefonuese 3: Dje në parlament doli dhe fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Një fjalor bastard. Po ai ashtu flet gjithmonë, atë gjuhë përdor jo vetëm me doktor Berishën por dhe me ata që ka rreth e rrotull. E ka bërë dhe kur ka qenë në bashki. Ai është një hajdut. Turp të ketë Edi Rama për atë gjuhë që bëri dje! Megjithatë ai vetes i bën dëm. Se dhe ndërkombëtarët e dëgjojnë. Turp të ketë, burri 50 vjeç. Doktor Berisha i solli demorkacinë atij. Demokracia e bëri Edi Ramën kryeministër. Ne e sollëm. Luftuam e u vramë, janë vrarë kush e di sa djem.
Telefonues 4: Ndoqa dje parlamentin. Turp i madh. E dëgjojnë dhe kalamaj. Na turpëruan në të gjtiha drejtimet.
Telefonues 5: Doja t’ju uroja për ditëlindjen u bëfsh 100 vjeç. Në radhë të dytë demokracinë e sollën shqiptarët e jo Saliu, as Rama e as Nano. T’i lëmë këta individët dhe të merremi me realitetin shqiptar.
Telefonues 6: Të flas nga Greqia, mirëmëngjes. Dëgjova dje Kuvendin, çfarë kryeministri e keni atë. Unë kam qenë me socialistët, por një njeri i tillë. Ç’ti hanë gruas së tij, s’i vjen turp. Si e duron ai popull. Unë jam socialiste dhe do të jem, por me Edi Ramën kurrën e kurrës, njeri i ndyrë. Ai i kapërcyer të gjitha rregullat. Si nuk ngrihet ai popull, studentët, çfarë bëri për studentët. Ai duhet hequr osh.