Aksidentohet eskorta e Ramës, i bie trajlerit (Foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që shkruan se eskorta e shoqërimit e kryeministrit Edi Rama është përfshirë në një aksident.
STATUSI
Eskorta e skizoidit mender krye krye krye… aksident tjetër!
Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor Berisha! Ishte mese e vertete deklarata Juaj qe bari qe ka konsumuar Rama ka qelluar i keq dhe tani kemi nje kryeminister me probleme psiqike. I ka kapur paniku, po e ndiejnë fundin e tyre dhe nuk po shohin me se ke kane përpara. Eskorta e tij është përplasur sot me një trajler ne aksin Gose-Rrogozhine.”
Lajmi që ka publikuar qytetari te ish kryeministri Sali Berisha, është konfirmuar dhe nga gazetarët e Fax News, ndërkohë që bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama nuk ka qenë prezent në eskortë. Makina e eskortës është përplasur me nje kamion dhe nuk ka të dëmtuar.
Burime për Faxweb.la bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë në një familje me ndihmë ekonomike në qytetin e Beratit.

1B07788C 31E2 41A6 ABA5 2AC998CD6FE5

DFB409DC B529 44BA 9321 27527D921162

F7BEAC0B D272 4D08 8687 D475CE346AF4