Paralajmërimi i fortë i Bashës: Rama do të shkulet nga karrigia!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë të ditur nga Kuvendi sot se, “më 16 shkurt, nëse kjo krizë politike nuk përfundon përpara, vullneti i përgjithshëm i shqiptarëve do të shprehet dhe nuk ka forcë ta ndalë. Edi Rama do të shkulet nga karrigia e kryeministrit!”
Basha është shprehur i vendosur në foltoren e Kuvendit, kur mori fjalën pas pushimit 10 minutash që dha Gramoz Ruçi, për të mos lejuar ish-kryeministrin Sali Berisha të replikonte më me kryeministrin.
“Lidhja me krimin, shitblerja e votës na kanë sjellë në këtë ditë – tha Basha. – Zëri i Amerikës e faktoi gjithçka që ne kemi thënë dhe të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim. Rama e refuzoi Vetingun, por Vetingu i politikanëve do të bëhet.
E vetmja shpresë Ramës i ka mbetur tek bashkëpunëtorët e Sigurimit, por edhe ata do të alrgohen me turp. Vendi është zhytur në krim. Bandat kanë marrë vendin nën kontroll. Vendi po zhytet në mjerim.
Shembujt i shpresës i kemi: studentët vazhdojnë protestën. Me këto shembuj shprese dhe qartësinë e misionit që kemi, le t’i japim fund kësaj maskarade dhe të mos e ushqejmë më përroin psiqik e ta nxjerrim si hajdut votash, zgjedhjesh, hajdut pasurish, hajdut i së ardhshmes së shqiptarëvë.

Në 16 shkurt nuk do të mblidhemi për pushtet, por për ndryshim! Ndryshim të madh që do të kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur edhe socialistëve shqiptarë.
Më 16 shkurt, nëse kjo krizë politike nuk përfundon përpara, vullneti i përgjithshëm i shqiptarëve do të shprehet dhe nuk ka forcë ta ndalë.
Edi Rama do të shkulet nga karrigia e kryeministrit. Fatura e shkuljes së Edi Ramës nga karrigia varet në një masë të madhe dhe nga ndërgjegja e socialistëve të ndershëm. Do të lejoni ta çojë këtë faturë në nivelet më të larta të mundshme për popullin? Për fëmijët tuaj apo do të bashkohemi të gjithë së bashku perden e shfaqjes më të shëmtuar dhe më të kushtueshme që ka pasur ky popull në kurriz. 16 shkurti me ndihmën e Zotit dhe bashkimin e shqiptarëve do të jetë një ditë ndryshe”.
rama shkallon