Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Story’, nëpërmjet një dokumentari u tregua se si një nga organizatat kriminale më të egra që vepron në Elbasan është nën mbrojtjen dhe në shërbim të kryetarit të bashkisë së këtyij qytëti, Qazim Sejdini.
TCH realizoi një dokumentar për përplasjet kriminale në qytetin e trazuar të Elbasanit.
Nëpërmjet shumë dokumenteve u vërtetua se si dhëndri i shumëpërfolur i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, kishte kryer një sërë veprash penale të rënda por gjithmonë i kishte shpëtuar drejtësisë, i mbrojtur nga forca politike në pushtet, PS.
Në këtë emision për herë të parë, u ekspozua edhe një fotografi e Sanxhaktarit.
Nëpërmjet inskenimeve, u trajtuan edhe një seri vrasjesh mafioze, të regjistruara në Elbasan që nga viti 2005 e deri më sot.
Kryetari I plotfuqishëm i bashkisë Elbasan dhe njëkohësisht mik i ngushtë i Edi Ramës, Qazim Sejdini nuk pranoi të komentonte akuzat.
Por në një bisedë informale ai u tha gazetarëve, se këto akuza kishin qëllim përbaltjen e tij dhe se motivi ishte politik.
Sejdini nuk do të kandidohet më nga Rama për zgjedhjet e ardhshme edhe pse sitematikisht e ka konsideruar si një kryebashkiaku që ka ndryshuar qytetin e tij.
Por faktet tregojnë se Qazim Sejdini po nga qeverisja e qytetit me një bilanc tronditës, për sa i përket sigurisë.
Edhe për zgjedhjet e vitit 2017 opozita hodhi akuza të forta për përfshirjen e këtyre organizatave kriminale në blerjen e votave në këtë qark.
Prej disa muajsh Sejdini ka urdhëruar vendosjen e 3 mijë kamerave, në çdo rrugicë të Elbasanit.
Burime të SYRI.net thonë se prej gati dy vitesh vetë Sejdini lëviz me shumë truproja personale dhe ka qenë nën mbrojtjen e policisë. Edhe monitorimi i çdo cepi të qytetit-thotë burimi-është bërë me synim që Sejdini dhe dhëndri i tij Sokol Sanxhktari si drejtues i një grupi kriminal, të kontrollojnë çdo lëvizje të bandës rivale në këtë qytet.
Faktin që figura më e lartë e pushtetit në një qytet si Elbasani është pjesë e një organizate kriminale e cila kontrollon çdo punë publike dhe zgjedhjet lokale e të përgjithshme, tashmë në këtë qytet e dinë edhe fëmijët.
Ditën e djeshme Zëri Amerikës publikoi një dosje tronditëse, ku tregohet qartë se si krimi i lidhur me “Rilindjen” kontrollon nëpërmjet blerjes, zgjedhjet në disa zona të Shqipërisë; si Durrësi, Kavaja, Lezha e Dibra. E njëjta skemë është përdorur edhe në Elbasan, por jo vetëm!